Ndarja nga jeta e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Meta: Vlerësim për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ndarja nga jeta e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Meta: Vlerësim për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa.

"Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Vlerësim të veçantë për rolin vendimtar dhe kontributin e Tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, ndihmës vllazërore dhe zhvillimit e përparimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.  Ngushëllimet më të thella Madhërisë së tij Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, familjes, autoriteteve dhe popullit të Emirateve të Bashkuara për këtë humbje të madhe", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm