Seanca plenare e Kuvendit u hap me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi, që u nda nga jeta më 5 maj.
“Grupi parlamentar i PS ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje solemne në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi”, tha Niko Peleshi, ndërsa kërkesa u pranua unanimisht.
"Në këtë detyrë të lartë shtetërore, Servet Pëllumbi drejtoi me vizion, urtësi e mënçuri, tolerancë e përkushtim shembullor, si një politikan largpamës e patriot. Gjatë gjithë jetës së tij si dijetar dhe intelektual erudit, Profesor Pëllumbi formoi breza të tërë studentësh dhe la një trashëgmi të pasur në shkencat politike dhe sociologjike shqiptare", tha Peleshi.
Deputetët u ngritën në këmbë në nderim të Servet Pëllumbit.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë! Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit










