Nën masa të rrepta sigurie, Ilir në një prej hoteleve të kryeqytetit në orën 9:00, Meta zbriti për të qenë në pritjen e ngushëllimeve për humbjen e të atit

Të afërm, bashkëpunëtorë politikë dhe ish bashkëpunëtorë.

Këtë të martë, pranë iu gjend edhe aleati i tij politik Sali Berisha, të cilin e takoi për herë të parë që prej arrestimit në tetor të 2024.

“Gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet”, tha Berisha.

Ish-presidenti Meta udhëtoi edhe një ditë më parë nën masa të rrepta sigurie nga burgu 313 për më shumë se 4 orë duke përshkruar 171 kilometra drejt Çepanit të Skraparit, për të dhënë lamtumirën e fundit të atit Rexhep Metaj në vendlindje, aty kishte lënë amanet të prehej.

Në ceremoninë e varrimit, ndonëse më në distancë ishte edhe ish-bashkëshortja e ish-presidentit, Monika Kryemadhi. Në momentin e vështirë, në mbështetje i erdhën edhe deputetë të PL, Partisë Demokratike si dhe një ish-shoku i tij i qelisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Berisha pranë Metës për ngushëllime, zbulon bisedën mes tyre: Dënoj me forcë burgosjen e tij politike

 

Sali Berisha ka marrë pjesë në pritjen për ngushëllim për babain e ndjerë të ish-presidentit Ilir Meta. Ky moment shënoi edhe kontaktin e tyre të parë që pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, në tetor 2024.

Krahas ngushëllimit, kryetari i PD ka shfrytëzuar momentin për të dhënë mesazhin se është i burgosur politik dhe duke akuzuar kryeministrin Rama se po vijon rrugën e të atit.

“Dënoj me forcën më të madhe burgosjen e tij politike nga një njeri që ka në shpirt trashëgiminë e babait të tij xhelat për kundërshtarin politik. Ilir Meta ka absolutisht gjithçka të montuar dhe politike, një farsë e turpshme, që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i sigurimit të shtetit etj, me dokumente false dhe si zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel sesa etërit e tij”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv për bisedën e tij me Metën, Berisha përsëriti sërish se burgosja politike ishte fokusi i bisedës së tyre.

“Biseda ime ishte në mjedis të hapur dhe natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt për të cilin nuk mund të them gjë tjetër veçse vazhdon me përpikmëri dhe besnikëri rrugën e babait të vet”, është shprehur Berisha.

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?