Deklarata e presidentit Hashim Thaçi, se tezën e tij të shkëmbimit të territoreve e mbështeste edhe ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, shkaktoi reagime të shumta për vërtetësinë e saj në rrjet.

“Zëri” ka publikuar një intervistën e plotë të cilës i referohej Thaçi, plot 24 vjet më parë, në janar të vitit 1994, të dhënë për gazetën me të njëjtin emër. 

 Ndarje të Kosovës-JO, këmbim territoresh-PO.

Titulli i intervistës së botuar në Gazetën “Zëri”

Intervista e Rugovës

Në intervistë Rugova sheh mundësinë e shkëmbimit të Leposaviqit dhe disa qyteteve në veri të banuara me shumicë serbe me Luginën e Preshevës.

Për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare.

Ibrahim Rugova