Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar tezën e tij mbi rishikimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.

Me anë të një statusi në Facebook, Thaçi ka cituar ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili sipas tij mbështeste të njëjtën tezë.

Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve“, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994.

 Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë.

Postimi i Thaçit në Facebook

Teza e presidentit Hashim Thaçi ka shkaktuar mjaft polemika në politikën shqiptare, atë të Kosovës dhe Serbisë. Teksa në Kosovë dhe në Shqipëri palët janë kundër një shkëmbimi territoresh, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se bie dakord me një marrëveshje të tillë.