Ndërhyrja e Damir Fazlliçit
pengoi tetë vjet projektin
E përditshmja kosovare “Zëri” i kushtoi më datë 16 prill 2012 kopertinën skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit 400 KV të Shqipërisë me Kosovën, financuar nga banka gjermane KFË.
TIRANE- E përditshmja kosovare “Zëri” i kushtoi më datë 16 prill 2012 kopertinën skandalit të bllokimit të linjës së interkonjeksionit 400 KV të Shqipërisë me Kosovën, financuar nga banka gjermane KFË. Shkrimi ishte botuar dy ditë më parë në gazetën Shqiptarja.com, e para që denoncoi këtë skandal.
Shkrimi i gazetës “Zëri” titullohej "Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës" dhe në të thuhej se “kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.
Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011 është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KfW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.
Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, tha burimi i gazetës.
Shkëlzen Berisha e hodhi në gjyq gazetën “Zëri”, duke kërkuar shpërblim prej 100 mijë eurosh për shpifje dhe dëmtim të imazhit.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2799
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor, 14:27
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator, 21:39
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator, 17:39
-
'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në
16 Shtator, 14:21
-
Edison Ypi: Dhëndërr budalla
16 Shtator, 09:47
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator, 17:10
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
13 Shtator, 17:35