Vjosa Osmani kryen ndërhyrje kirurgjike në spital privat! Reagojnë kirurgët e QKUK: Injorim i papranueshëm, nuk u konsultua me ne

Vjosa Osmani kryen ndërhyrje kirurgjike në spital privat! Reagojnë kirurgët e QKUK: Injorim i papranueshëm, nuk u konsultua me ne

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike në një spital privat gjatë ditës së djeshme. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të klinikës së Kirurgjisë Abdominale të QKUK. Në reagimin e bërë, klinika e ka konsideruar si një injorim ndaj Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ndërhyrjes kirurgjikale të presidentes në një institucion privat.


“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë Kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”-thuhet në reagimin zyrtar të QKUK.


Në dokumentin e publikuar, shkruhet se Osmani nuk ishte konsultuar në asnjë moment me personelin udhëheqës së QKUK për ndërhyrje në institucionin privat. 

 


Zyra e presidencës në Kosovë, nëpërmjet një reagimi zyrtar të publikuar ditën e sotme, ka sqaruar se të mërkurën, presidentja, Vjosa Osmani i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit, ndërhyrje e cila kishte përfunduar me sukses. 

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të presidentes së Republikës te kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, presidentja do të vazhdojë me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’u kthehet angazhimeve publike”, thuhej në njoftimin e presidencës. 
 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Ndërhyrja kirurgjike e Osmanit në spitalin privat, mediat e Kosovës zbulojnë sesa i kushtoi presidentes operimi për heqjen e tëmthit

 

Mediat vendase në Kosovë, kanë publikuar shifra sa i takon ndërhyrjes kirurgjike të presidentes Vjosa Osmani në një klinikë private.

Sipas mediave të Kosovës, në klinikën private ku presidentja Osmani është operuar për heqjen e tëmthit, një ndërhyrje e thjeshtë fillon nga 500 euro. Ndërsa analizat e bëra para operacionit kapin shuma të tilla mes 200 deri në 300 euro.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi