Ndërhyrja në aksin Gjirokastër-Kakavijë vështirëson qarkullimin, ARRSH: Po shmangim përmbytjet në dimër

Ndërhyrja për rehabilitimin e një segmenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Ndërhyrja për ndërtimin e një ure në këtë rrugë u bë pasi gjatë dimrit për shkak të reshjeve kjo rrugë përmbytej. Por për qytetarët dhe shoferët që kalojnë në këtë rrugë kjo ndërhyrje ka shkaktuar problem në qarkullim ndërsa e cilësojnë të papërshtatshme ndërhyrjen në këtë periudhë kur është edhe piku i kthimit të emigrantëve nga Greqia apo i qarkullimit të pushuesve. 

Por për të sqaruar të gjithë këtë situate, Report Tv ka zhvilluar një lidhje telefonike me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Qendro ka thënë se nuk bëhet fjalë për trafik por për ngadalësim të qarkullimit në këtë aks. Sipas Qendros, zona ku ngadalësohet lëvizja është më pak se 1 kilometër. Qendro ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që lëvizin në këtë rrugë, dhe ka shtuar se kjo ndërhyrje po bëhet për të shmangur përmbytjet në këtë rrugë.
 

Jemi në postobllokun Lagjia Punëtore deri në Lazarat. Po rehabilitojmë rrugën sipas projektit. Ka nisur prej disa ditësh ndërhyrja. Nëse kthehemi pas në kohë, këtu ka patur probleme me përmbytjet. Përroi sjell inerte duke përmbytur rrugën. Pjesë e këtij projekti është dhe ky boks këtu. Duam të shfrytëzojmë kohën, me idenë që kur të nisin reshjet të jetë rregulluar ky problem. Për sa i përket menaxhimit, kemi ndërtuar një Bypass, ky aks ka qarkullim, pika është e monitoruar nga kontraktori. Ka një nivel trafiku, që unë do e quaja ngadalësim, jo më shumë se 1 km. laget disa herë rruga brenda ditës për të mos krijuar pluhur. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët deri në 15 gusht. Më vonë do vazhdojmë më tej më pas.

Afrim Qendro, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë