Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Shatku kushëriri im! Lejen e mori nga Pollo e Berisha! E prezantova me Ramën e Hariton

Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Shatku kushëriri im! Lejen e mori nga Pollo e Berisha! E prezantova me Ramën e Hariton

Monika Kryemadhi

Tirane- Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me akuzat e SPAK se së bashku me Ilir Metën kanë përdorur influencën e tyre për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.

Kryemadhi thotë se Shatku ishte kushëriri i saj pranon se ka qenë në banesën e saj por e quan të zakonshme, pasi në shtëpinë e saj ka qenë dhe kryeministri, kreu i opozitës.

Adrian Shatku është kushëriri im. Është një biznesmen shumë i suksesshëm në Amerikë. Ka dashur të vijë në Shqipëri. Biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën.  Ka marrë një leje të fibrës optike nënujore me ligj nga Genc Pollo e Sali Berisha. Nuk ia ka dhënë Ilir Meta, as Monika Kryemadhi. Përkundrazi, sa për dijeninë tuaj Ilir Meta ka shkuar shumë keq me kushëririn tim. E që ta dini Ilir Meta me familjen time nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj marrëdhënie, se po të ishte do të kishit kushërinjtë e mi në postet drejtuese, as vëllai im. Nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues. Se nuk kam ndikuar unë. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Shatku ka bërë aplikim në institucionet shtetërore si të tjerët.

Karta krediti të zotit Shatku

Para 3 muajsh isha në delegacion me parlamentin shqiptar. Na solli avioni Austria Airlines e na ktheu mbrapsht në Vjenë. I gjithë delegacioni mbeti në Vjenë e unë pagova hotelin për të gjithë delegacionin me kartën e kreditit dhe mi ktheu parlamenti pas një muaji.

Marrëdhëniet e mija me zotin Shatku?

E kam prezantuar me kryeministrin Edi Rama,  ministren në atë kohë Milena Harito se kishte një rezistencë nga ministria e Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK gënjen.

Ju keni përdorur kartën e kreditit të zotit Shatku?

Nuk e kam përdorur.

Shatku ka bërë transaksione për llogari të një kompanie amerikane me të cilin Ilir Meta si kryetar i LSI-së kishte lidhur kontratë konsulencë. Përse zoti Shatku i ka bërë këto pagesa dhe a mund të konsiderohen rryshfet?

Pretendimet që ngrenë kompanitë me të cilët kemi punuar janë ndërkombëtare e punojnë të gjithë. ...sepse ishte ideja për të ruajtur marrëdhënien e kontratat që ishin nënshkruar në privatizimin e asaj kohe që qeveria e Sali Berishës për Plus në lidhje me një kompani shqiptare. Ideja ishte që të gjithë qytetarët të kishin cmimet më të ulëta dhe jo të larta.

 Po ju cfarë roli kishit?

Si anëtare e veprimtarisë prodhuese ishte të paraqisja të gjithë ankimimet që kishin qytetarët. Kemi bërë dëgjesë me kompanitë. Nëse unë e kam ndihmuar Shatkon, fundor ishte Edi Rama.

Në shtëpinë time Shatku ka qenë për vizitë. Po në shtëpinë time ka hyrë dhe Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe Lulzim Basha, dhe Erjon Veliaj dhe Sokol Olldashi.

Kanë ngrënë dhe bukë, kanë pirë dhe kafe. Cfarë jam unë njeri pa njeri. Sa gazetarë kam ndihmuar se u hiqnin prindërit për arsye politike. Do ndihmoj çdo njeri. Kush të më kapë, biznes, politikanë,  gazetarë, kamaremanë. Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë. Kur ishte PD në pushtet i shkelte me këmbë, e PS i shkelte me këmbë. Është turp, ne jemi fshat i vogël.

Kush është ngjarje madhore që coi në krisjen përfundimtare të marrëdhënies tuaj me zotin Meta?

Për problemet e mija personale nuk flas fare.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta në burg, në qelitë e 313! 5 orë seancë në GJKKO! Ish-presidenti kërcënon Dumanin: Qen, mbaje mend çfarë kam për të të bërë! Kryemadhi: Duhej të isha unë në burg, jo ai (VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?