Nderime për Presidentin e 6 të Shqipërisë postkomuniste! Trupi i Bujar Nishanit pritet të mbërrijë të martën nga Berlini, do të përcillet me ceremoni shtetërore

Nderime për Presidentin e 6 të Shqipërisë postkomuniste! Trupi i Bujar Nishanit pritet të mbërrijë të martën nga Berlini, do të përcillet me ceremoni shtetërore

Bujar Nishani në Presidencë

Të martën e 31 majit, 3 ditë pasi u nda nga jeta në Berlin, trupi i Presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë në Atdhe. Ai do të niset nga kryeqyteti gjerman mbrëmjen e së hënës dhe do të mbërrijë gjatë ditës së martë në Tiranë.

Mediat raportojnë se pas vdekjes së tij në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të ish-Presidentit të Republikës në atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Ish-Presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare dhe për këtë pritet që Këshilli i Ministrave të marrë një vendim të posaçëm.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Lajmi është konfimuar edhe nga të afërm e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të politikanit shqiptar.

Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.

Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. 

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi