Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Lajmi është konfimuar edhe nga të afërm e kolegë të tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të politikanit shqiptar.
Familja e Nishanit është ndodhur pranë tij në çastet e fundit. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29.09.1966.
Studimet e larta i kreu në vitin 1988 në Akademinë Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Studimet e tij pasuniversitare në Menaxhimin e Burimeve të Mbrojtjes përfunduan në 1996 në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara. Nishani ka studiuar edhe jurisprudencë në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Drejtësi në vitin 2004. Në vitin 2005, ai mori titullin Master për Studime Evropiane në Shkollën e Studimeve Evropiane të Universitetit të Tiranës.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Më pas, në vitin 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Në vitin 1996 Nishani shërbeu në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997, ai u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra.
Karriera politike e Nishani kaloi në këto faza: Ai u bë anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1991; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë; në vitin 2003 u zgjodh nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; në vitin 2005 zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike.
Në korrik të vitit 2005, Nishani, kandidat për Partinë Demokratike, u zgjodh deputet në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet.
Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, z. Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm; nga shtatori 2009 deri në prill 2011 shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe më pas, në prill të 2011 z. Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit.
Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë.
Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në 24 korrik të vitit 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.
Nishani ishte njohës i mirë dhe i rrjedhshëm i gjuhës angleze. Bujar Nishani është i martuar me zonjën Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë: Ersi dhe Fjona Nishani.
-
Të rrojnë e ta kujtojnë të afërmit dhe familjarët e tij. Kjo eshte ajo që u mboll në 30 vjet shkërdhatokraci, shteti u vodh u degradua, u pshur në cdo drejtim, mjekësia degradio në cdo drejtim aq sa këta politikan nuk pyetën se një ditë do shkonin vet në dyert e spitaleve shqiptare dhe jo të vdisnin në spitalet e Europës... Unë personalisht do e mbaj mend si dikë që mbante anën e një KM SB që vetëm për të bërë shtet dhe demokraci nuk mendoi kurrën e kurrës.
Përgjigju -
Kur demure dhe vdesin harrohen te gjitha vjedhjet dhe mashtrimet! Shikoni ata te shkretet qe u mbyten dhe ato qe zuri korenti e shume te tjere qe po vdesin ne varferi ekstreme se vetem per ata kurre nuk punuan dhe menduan keta lloj fare “politikanesh” alla hajdute
Përgjigju -
Z.Nishani pati nje histori jete shume intreresante,ashtu si shume shqiptare te tjere qe jetuan ne dy epoka e regjime te ndryshme.Jeta e tij private eshte dicka qe i takon vetem familjes dhe te afermve te tij,sa per jeten e tij politike dhe zgjedhjet qe ai beri,tashme eshte dicka qe i takon gjykimit te historise,ajo dhe koha do te jene vleresuesit me te mire se si do te mbahet mend e kujtohet z.B.Nishani.
Përgjigju -
Qofte I xhenetit..
Përgjigju -
E nderuara z. Nishani! Humbja e parakoheshme e njeriut tuaj te shtrenjte, me hidheroi dhe tronditi pa mase. Ngushellimet e mija me te sinqerta per njeriun e ndershem e fisnik qe ju dhe Shqiperia humbi, por Zoti zgjedh me te miret. Qofte i Xhehnetit dhe ju rrofshi dhe e kujtofshi!
Përgjigju -
Ngushellime familjes, por ju politikanet e tjere à e shihni ku e keni çuar vendin. As per ju nuk ka me spitale ne shqiperi.
Përgjigju -
Me pa punu per shqipnin si duhete, nuk kishte shku neper spitalete e bote por te kishte nertu nje ne shqipnin. Nje hajn ma pak
Përgjigju -
Me mire te kishte thyer qafen saliu...ne gjume ishallah...
Përgjigju -
Lexo mir o Like floriri, kur per te ndjerin qe mezor ju del ndonje ngushellim nga goja Shqipetareve, po kur te vdesish ti?!Vetem komente negative e tallje do kete, populli nuk haron edhe ne diten me te keqe…. Deri tani vetem Alfred Moisiu plotesoi sadopak institucionin e Presidentit, te tjeret zhulsa e kriminel te gjith qene!
Përgjigju -
Ishte nje ushtarak i zoti beri shum per mbrojtjen e vendit
Përgjigju-
O tito...gjate ciles lufte beri shume per mbrojtjen e vendit??? Niveli i popullsise ne shqiperi te ben te jesh more mire aleat me kriminelet se sa me popullin
-
Vertet? Kur dhe çfare?
-
-
Ja kështu u hap rruga per te tjeret..pas këmbën e mbarë..marte mbrapa te gjithë ata që kanë bashkëpunuar...
Përgjigju -
Beteja me e rendesishme e jetes se Nishanit ishte beteja kunder parkut te lojerave per femije tek liqeni artificial.Eshte per tu shenuar ne rekordet e librit Guiness qe Nishani eshte i vetmi president ne bote qe ka protestuar kunder nje parku lojerash per kalamaj.
Përgjigju -
Sa shpirtkazma komentojnë në këtë portal mër jahu!
Përgjigju-
Ngushellimet nuk behen me detyrim. Vehen vetem nese i ndjen. Komentet jane perceptimi qe njerzit kishen per J*rin.
-
-
Past kemben e mbare per Berishen
Përgjigju -
Ngushëllime, Ky kishte kohë që kishte mbaru, por e përdori sali shpellari edhe si sakat edhe te vdek!
Përgjigju -
Vepra e gjithsecilit prej neve, vlen pèr kètè botè dhe kujtimin qè lèmè pas. Pèr çfarè ta mbajmè mènd Bujar Nishanin? Pèr tè qènit kapterr i Saliut? Apo president i padenjè? Jo jo, askush nuk do vishet me tè zeza dhe do ndihet i pikèlluar pèr ndarjen nga jeta tè njè shèrbètori sharlatanèsh.
Përgjigju -
A i kishte bere vaksinat perpara?
Përgjigju -
Per sinqeritet , me ka trishtuar shume here me teper vdekja e dy vogelusheve ne rezervuarin e Prushit …!!
Përgjigju -
Gazmedia po shpreh pikellimin e madh.......po shkruan dy rreshta te ndiera nga shpirti i saj qe po lengon. E tmerrshme cfare uji e buke hani o politikqener te ndyre. Per cfare familje te madhe politike flet ti mor bure i tredhur.
Përgjigju -
Ngushellime familjes .. sa per kush ishte dhe si ishte...ska nevoje ta thote asnje politikan... Pasi asgje qe arriti nuk e meritonte
Përgjigju











Komente
Komento