Ndërkombëtarët kanë ndërhyrë që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari të vizitojë të martën(20 qershor) tre policët rrëmbyer më 14 qershor nga autoritetet e Serbisë.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në një konferencë për median
“Ndërkombëtarët na ndihmuan konkretisht në realizimin e vizitës së ambasadorit Jetish Jasharit në Beograd, sepse po të ishte vetëm në vullnetin e Beogradit zyrtar as kjo vizitë që ju takon nuk do të mund të realizohej” tha ajo.
Ata po mbahen në qendrën e paraburgimit në Kralevë vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Më tej Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla tregoi se çfarë kanë rrëfyer tre policët e rrëmbyer për Jetish Jasharin.
“Secili prej oficerëve ka përshkruar ngjarjen e rrëmbimit deri në daljen para gjykatës. Më 14 qershor rreth orës 12:30 minuta kanë qenë duke ngrënë drekë janë rrethuar nga rreth 15 persona që më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të Sigurisë së Serbisë. Me thes në kokë i kanë futur në makinë. Në momentin e rrëmbimit ata thonë se kanë qenë duke ngrënë drekë dhe rrëmbimi ka ndodhur në Kosovë, 200 metra larg vijës kufitare me Serbinë. Më pas policët janë futur brenda territorit të Rashkës dhe i kanë dërguar në Beograd. Në Beograd janë mbajtur deri më 16 qershor. Gjatë kësaj periudhe 48 orëshe nuk janë keqtrajtuar por u kanë dhënë vetëm një copë bukë. Tre oficerët kanë pasur të caktuar tre avokatë, deklaroi Gërvalla.
Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.
Ndërkohë ministrja e jashtme Donika Gërvalla konfirmoi se një përfaqësues i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ka vizituar 6 të burgosurit që janë nënshtetas të Serbisë.
Lajmi kryesor: