Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell për t'u takuar me Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Ai tha se do të marrë pjesë në takim për të treguar me fakte provat për agresionin serb dhe shtoi se mënyra e vetme për të shtensionuar situatën është lirimi i 3 policëve të rrëmbyer në veri të Kosovës.
Nga ana tjetër, të dielën presidenti serb në një fjalim para kombit tha se nuk do të takohet me Kurtin në Bruksel duke shtuar se sipas tij, është e pakuptimtë të flasë me kryeministrin e Kosovës. Ndërsa BE me anë të një reagimi zyrtar tha se Kurti dhe Vuçiç duhet të takohen në Bruksel pa paraqitur asnjë kusht, ose përndryshe do të përballen me pasoja.
Ai ka bërë me dije se po bëhet gjithçka për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të vendit. Duke dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen, Kurti tha se gjatë rrëfimit të tyre, policët e Kosovës kanë dhënë të njëjtën deklaratë edhe pse ndaras nga njëri tjetri. Të tre kanë qenë në momentin kur po konsumonin dreekën kur janë rrethuar nga një grup prej 15 personash.
“Kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku kur 15 persona i kanë rrethuar dhe i kanë sulmuar. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri tjetri nga ambasadori ynë Jashari. Kjo heq çdo lloj dileme për të drejtën e Kosovës. Vendi ku ndodhej tryeza e ngrënies është 7 metra larg makinës së policisë”- tha Kurti.
Ndërkohë pikëkalimi kufitar në Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë, por përmes tij mund të kalojnë mjetet private. Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ndërkaq ajo e Bërnjakut është krejtësisht e bllokuar për hyrje dhe dalje.
Zyrtarët policorë në Merdare i thanë Radios Evropa e Lirë se qytetarët po shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare me Serbinë. Qarkullimi i mjeteve të vogla është orientuar tashmë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, në afërsi të Kamenicës. Në Merdare nuk ka kolona as të veturave private e as të kamionëve e mjeteve të tjera transportuese.
Ndërkohë në veri të Kosovës sot mësynë dy deputetë të opozitës. Miroslav Aleksiç dhe Aleksandar Jovanoviç shkuan në Zveçan ku u takuan me qytetrarë serbë. Në prani të tyre nuk kanë munguar tensionet, “Vuçiç na la në mes të rrugës”, “Pse na erdhi kjo situatë”, “Pse nuk po lirohen 7 të burgosurit serbë nga policia e Kurtit”, ishin disa prej fjalëve të tyre.
Ndërkohë në Leposaviç situata paraqitet e qetë. Qytetarët ishin të ulur në lokalet përreth objektit të Komunës, ndërsa nuk ka prani gazetarësh.
Çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës:
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Vendimi është marrë pas arrestimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për rrëmbimin e tyre në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka thënë se ata janë arrestuar në territorin serb. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për lirimin e tyre, pa kushte. Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit. Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri - të banuara me shumicë serbe - kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës. Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar foto të hartës dhe të vendit nga ku forcat serbe rrëmbyen 3 efektivët e policisë.
Në shkrimin e postuar, Kurti sqaron se të tre policët kanë qenë duke ngrënë në tavolinë të improvizuar në momentin kur janë rrethuar nga 15 persona.
Siç shihet në fotot e publikuara, Kurti pretendon se vendi ku janë rrëmbyer policët ndodhet 1 kilometër në brendësi të kufirit të Kosovës, në kundërshtim me atë që serbët pretendojnë.
Postimi i plotë i Kurtit:
Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët.
Vendi ku ndodhet tryeza e ngrënies është 7 metra prej veturës së policisë. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës.
Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar.
Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999.
Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës.
Ndërkombëtarët kanë ndërhyrë që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari të vizitojë të martën(20 qershor) tre policët rrëmbyer më 14 qershor nga autoritetet e Serbisë.
Kjo u bë e ditur nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në një konferencë për median
“Ndërkombëtarët na ndihmuan konkretisht në realizimin e vizitës së ambasadorit Jetish Jasharit në Beograd, sepse po të ishte vetëm në vullnetin e Beogradit zyrtar as kjo vizitë që ju takon nuk do të mund të realizohej” tha ajo.
Ata po mbahen në qendrën e paraburgimit në Kralevë vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Më tej Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla tregoi se çfarë kanë rrëfyer tre policët e rrëmbyer për Jetish Jasharin.
“Secili prej oficerëve ka përshkruar ngjarjen e rrëmbimit deri në daljen para gjykatës. Më 14 qershor rreth orës 12:30 minuta kanë qenë duke ngrënë drekë janë rrethuar nga rreth 15 persona që më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të forcave të Sigurisë së Serbisë. Me thes në kokë i kanë futur në makinë. Në momentin e rrëmbimit ata thonë se kanë qenë duke ngrënë drekë dhe rrëmbimi ka ndodhur në Kosovë, 200 metra larg vijës kufitare me Serbinë. Më pas policët janë futur brenda territorit të Rashkës dhe i kanë dërguar në Beograd. Në Beograd janë mbajtur deri më 16 qershor. Gjatë kësaj periudhe 48 orëshe nuk janë keqtrajtuar por u kanë dhënë vetëm një copë bukë. Tre oficerët kanë pasur të caktuar tre avokatë, deklaroi Gërvalla.
Ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.
Ndërkohë ministrja e jashtme Donika Gërvalla konfirmoi se një përfaqësues i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ka vizituar 6 të burgosurit që janë nënshtetas të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar ftesën e bërë nga Josep Borrell ditë më parë për të shkuar në Bruksel. Në një konferencë për median ai tha se do të shkojë dhe do të paraqesë provat e asaj që ai i quan agresion serb në territorin e Kosovës.
““Do të komunikoj me Brukselin. Jam gati dhe i interesuar që të shkoj në takimin e radhës në Bruksel që të paraqes hodhësisht këto të dhëna që i morëm. Ta kuptojnë që deeskalimi i situatës nënkupton lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosovë. Jam shumë i interesuar të paraqes dokumentacionin për këtë krim që është bërë ndaj 3 policëve, familjeve të tyre dhe republikës sonë. Deseskalimi drejt paqes nënkupton drejtësi. Duam drejtësi edhe ndërkombëtare jo vetëm vendore. Drejtësinë vendore e bëjnë organet tona”- tha Kurti.
Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar ftesën e bërë nga përvfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell. Në fjalimin e tij para kombit të mbajtur ditën e dielë. Vuçiç tha se nuk ka asgjë për të biseduar me Kurtin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar ditën e sotme se në dëshminë e dhënë nga 3 policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe, efektivët kanë qenë duke ngrënë drekë. Ai tha se në rrëfimin që secili prej tyre ka bërë, shprehen se 15 persona i kanë rrethuar dhe i kanë rrëmbyer në momentin kur po hanin bukë.
“Kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku kur 15 persona i kanë rrethuar dhe i kanë sulmuar. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri tjetri nga ambasadori ynë Jashari. Kjo heq çdo lloj dileme për të drejtën e Kosovës. Vendi ku ndodhej tryeza e ngrënies është 7 metra larg makinës së policisë”- tha Kurti.
Ai kërkoi që NATO të dënojë agresionin e Serbisë.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i është lutur presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.
“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë që mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha Obran në Suboticë, gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Serbisë, shkruan REL.
Ai shtoi se kjo do t’i ndihmonte Serbisë “në kauzën e vet”. “Prandaj, po ju kërkoj që ta mendoni këtë”, tha Orban.
Sot në orën 15:00 nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në kohën kur dialogu është një prej tri kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët.
Në njoftimin e bërë nga Këshilli Atlantik thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.
Ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.
Keta u rrembyen nga serbet 1 km brenda kufirit.Sec mu kujtua per dreq masakra e Peshkepise ku komandoja greke sulmoi repartin ushtarak e vrau dy e plagosi disa te tjere.Sa km larg kufirit ishte atehere vendngjarja? Dhe sot Greqia na qahet per fatin e Belerit!
PërgjigjuSUPER ALBIN KURTI ! BRILANT dhe SUPER INTELIGJENT ALBIN KURTI . ALBIN KURTI ATDHETAR , PATRIOT dhe FANTASTIK
PërgjigjuQë të du këta të kapur nga vllazrit e gjakut Vucic-Rama…! Edhe pakë dhe shkjaun për kështu që të gjitjë këta plehëra.
Përgjigju