Ndërmarrja e re, zbulohet
planbiznesi i "Eco Tirana"

Ndërmarrja e re, zbulohet<br />planbiznesi i
Zbulohet plani i biznesit i kompanisë së përbashkët italo-shqiptare, që ka marrë përsipër pastrimin e kryeqytetit. Në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit, të nënshkruar në fund të vitit të kaluar nga kryebashkiakët e Tiranës dhe Veronës, është krijuar një ndërmarrje e përbashkët, me pjesëmarrjen edhe të sektori privat, që do të realizojë pastrimin efikas të metropolit shqiptar. Kompania publike “Eco Tirana” është regjistruar tashmë më 22 qershor 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ajo është një ndërmarrje me kapital të përzier, mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës, ku 49% të aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania (kjo e fundit në pronësi 75% të AGSM Verona dhe 25% të AMIA Verona) dhe 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit. Nga pala italiane, Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo janë ndër administratorët apo anëtarët e bordit mbikëqyrës, ndërkohë që nga pala shqiptare figurojnë Taulant Tusha, Dorjan Shehu, Jonida Halili dhe Arbjan Mazniku.

Ndërmarrja
Sipas plan-biznesit, shoqëria parashikohet të operojë në pjesën e dytë të vitit 2016 me 23 punonjës staf administrativ dhe 123 punonjës staf operacional, me një fond pagash prej 317.174 eurosh. Në fund të 2017-s, numri i punonjësve parashikohet të arrijë në 234 staf operacional me një fond të dyfishuar dhe nga viti i katërt e në vijim, punonjësit e terrenit do të arrijnë në 352. Në total, fondi i pagave në atë vit shkon në 912.286 euro.
Sa u përket investimeve të ndërmarrjes së re, ato do të përqendrohen në blerjen e automjeteve dhe makinerive e pajisjeve teknologjike për ofrimin e shërbimit dhe do të synojë teknologjinë më të mirë në dispozicion. Në vitin e parë të operimit, shpenzimet kapitale do të arrijnë në 1.8 milionë euro, ndërsa në të dytin dhe të tretin kjo shifër do të dyfishohet. Në harkun kohor të 5 viteve, shpenzimet do të arrijnë 10.9 milionë euro.

Sipas relacionit së plan-biznesit të ndërmarrjes, shërbimi i pastrimit të qytetit sot lë shumë për të dëshiruar, në një kohë që numri i qytetarëve është në rritje. Pastrimi me kontejnerë, i cili nisi në vitin 2008, sot është tërësisht i amortizuar. Konteinerët publikë dhe mjetet që aktivizohen për realizimin e shërbimit janë aktivizuar në vitin 2008. Por koeficienti i amortizimit të konteinerëve është 20% në vit, ndërsa mjetet teknologjike datojnë nga viti 1998. “Janë pikërisht këto elemente që na bëjnë të kërkojmë krijimin e një ndërmarrje të re në partneritet me ndërmarrje të së drejtës së huaj, që shquhen si ofrues elitarë të shërbimit të pastrimit, mbledhjes dhe largimit të mbeturinave, selektimit të mbetjeve urbane, riciklimit të tyre, si dhe për edukimin qytetar për bashkëpunimin në ndarjen, seleksionimin dhe mbrojtjen e mjedisit”, konkludohet në plan-biznes.

Plan-biznesi
Në 18 muajt e parë të saj ndërmarrja “Eco Tirana” do të menaxhojë një fond prej 2.5 milionë eurosh. Zona ku do të punohet fillimisht nga kjo kompani njihet si “zona e kuqe”, që është pjesa e Qendrës dhe Tiranës së Re. Në përfundim të kësaj periudhe, menaxhimi i shërbimeve dhe mbledhja e diferencuar do të zgjerohen automatikisht deri në përfshirjen e të gjithë territorit të Bashkisë së Tiranës, ku përfshihet territori i bashkisë përpara reformës territoriale. Nga 1 qershori 2017, zona zgjerohet në 50% të territorit që mbetet dhe nga 1 qershori 2018 do të mbulojë të gjithë territorin si më sipër.
Kostot financiare të saj do të rriten me 10% më shumë se buxheti që sot jep bashkia për të pastruar qytetin; kjo nevojitet për të bërë diferencimin e mbetjeve, ndarjen e tyre fillimisht në dy lloje, të lëngshme dhe të thata, e më pas ndarjen në disa nënfaza të tjera.

Në “zonën e kuqe” parashikohet t’u shërbehet rreth 200 mijë rezidentëve. Sasia e mbetjeve në këtë zonë është sa 20% e totalit të Tiranës, rreth 40.000 tonë, ndërkohë që në gjithë bashkinë mbetjet janë afro 200.000 tonë. Vitin e parë, kompania do të përpunojnë vetëm 20.000 tonë, duke qenë se do të operojë vetëm për 6 muaj, më pas ajo do të zgjerojë aktivitetin vitin e dytë me 80.000 tonë dhe të tretin me 120.000. Gjatë 2019-ës do të fillojë menaxhimin e gjithë sasisë: 200.000 tonë mbetjeve.
Ndërkohë, parashikohet të bëhet zëvendësimi i 650 kazanëve ekzistues të plehrave, duke filluar nga shtatori i këtij viti, duke nisur nga qendra e qytetit. Grumbullimi i mbetjeve parashikohet të bëhet përmes sistemit me tre kosha, me ngjyra dhe sinjalistikë të ndryshme, sipas materialit që duhet të depozitohet në atë kosh.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë