Ndërron jetë biznesmeni mysliman që dha gjithë pasurinë e tij për bamirësi
Ali Banat, nga Sydney, Australi, iu dha vetëm shtatë muaj jetë nga doktorët më 2015. Por, biznesmeni jetoi edhe për tre vjet të tjerë, të cilët i shpenzoi duke ndihmuar njerëz.
Ali Banat
Ali Banat, nga Sydney, Australi, iu dha vetëm shtatë muaj jetë nga doktorët më 2015. Por, biznesmeni jetoi edhe për tre vjet të tjerë, të cilët i shpenzoi duke ndihmuar njerëz.
Ai vdiq 32 vjeç, më 29 Maj, Ali më parë kishte një jetë shumë luksoze, vishej me rroba nga firmat më të shtrenjta dhe përdorte makina super të shtrenjta.
Kur ai u sëmur, ai kuptoi se të gjitha të mirat materiale që zotëronte, nuk kishin asnjë vlerë për të.
Ai vendosi të shpenzojë vitet e fundit të jetës duke shpërndarë pasurinë për myslimanët e tjerë të pa privilegjuar nga jeta.
Ali shpejt 'hoqi qafe' makinat e tij, orët dhe shpërndau rrobat e tij tek njerëzit me më pak fat.
Në videon virale “Gifted With Cancer”, (I Bekuar me Kancer) ai thotë se kanceri ishte një dhuratë për të, sepse falë tij, Allahu i dha një mundësi për të ndryshuar çdo gjë në jetën e tij.
Gjatë një interviste, ai tregon një byzylyk me vlerë 60.000 dollarë dhe një Ferrari Spider.
Ali thotë: "Kur zbulon se je i sëmurë, apo nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që dëshiron të ndjekësh."
"Dhe kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë."
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b136d0d870d4auto_nintchdbpict0004102616971_1527958673-9494961527959016.jpg)
Në tetor të 2015, ai nisi projektin e bamirësisë “Muslims Around The Ëorld” (MATË), në shqip: "Myslimanët Rreth Botës" për të ndihmuar njerëzit me më pak fat në zona të varfra të Togos, në Afrikë.
Ai udhëtoi atje për dy javë, duke takuar fëmijët e zonës dhe familjet e tyre, duke e prekur varfërinë me dorë.
Organizata e tij financoi ndërtimin e një xhamie, një qendre shëndetësore dhe një shkolle në Afrikë.
Donacionet në faqen e bamirësisë GoFundMe kanë grumbulluar gati 1 milionë paund dhe vazhdojnë të rriten për çdo sekondë që kalon.
Në një video të shkurtër, regjistruar pak para vdekjes së tij, ish milioneri i shndërruar në një bamirës, i kërkon njerëzve të vazhdojnë punën e tij.
Ai thotë: "Gjatë jetës suaj, vëllezër e motra, përpiquni të keni një qëllim, të keni një plan, të keni një projekt dhe të punoni për të.
Edhe pse nuk e keni themeluar vetë, por e gjeni të gatshëm projektin e dikujt tjetër, thjesht bëni diçka."
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tatimet kërkojnë ‘foletë’ offshore ku biznesmenët transferojnë paratë! Informacione në 77 shtete
26 Shtator 2024, 17:13
-
U nis për në shtëpi por nuk arriti kurrë, zhduket në rrethana të paqarta biznesmeni grek
29 Dhjetor 2021, 11:08
-
Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare Marsel Skendo, një ndër biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste
15 Nëntor 2021, 16:10
-
I akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve, Mali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia
23 Tetor 2021, 07:33
-
Një tjetër biznesmeni me shtetësi shqiptare i del emri në 'Pandora Papers', historia e indianit që bashkë me të vëllanë akuzohen se 'zhdukën' 725 milionë dollarë
8 Tetor 2021, 17:17
-
Kukës/ Shmangën detyrimet tatimore, nën hetim 10 pronarë lokalesh
25 Shkurt 2021, 20:03
-
Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Nga Italia në Shqipëri ekspert piroteknikë! Pista më e fortë vetëvrasja, analiza e ADN-së së 45-vjeçarit të hënën do dërgohet në Perugia
29 Janar 2021, 12:11
-
Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë
18 Janar 2021, 08:50
-
Një rrëfim ndryshe i Arbër Çepanit, jetesa ime në Kubë dhe dashuria: Jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me…( VIDEO)
2 Janar 2021, 15:44
-
FISKALIZIMI/ Skandal, ish monopolistët e kasave fiskale kërcënojnë konkurrencën që do të ulë kostot e biznesit me sistemin e ri
5 Dhjetor 2020, 10:39
-
Atentati pa krisma ndaj Andon Dhimës, pse u gjet porositësi përpara autorëve
19 Tetor 2020, 13:54
-
Pasi i shpëtoi burgut, Fjolla i thotë 'po' propozimit për martesë nga arresti i shtëpisë në Kukës
17 Tetor 2020, 11:43
Kjo tregon se sa jete hipokrite bejne shume njerez,te cilet nuk mund te shkeputen nga jeta e tyre hipokrite as ne momentet e fundit:"Ai vendosi të shpenzojë vitet e fundit të jetës duke shpërndarë pasurinë për myslimanët e tjerë të pa privilegjuar nga jeta".Pra ai mendoj te ndihmoje njerezit,por nuk arrin dot te shkeputet nga falsiteti.
PërgjigjuBamires...racist? Nuk behet bamiresi me kritere fetare! Po te ishte keshtu nene Tereza duhet te bente bamiresi vetem ne shtetet me popullesi katolike!Edhe ne vdekle ca njerezve feja ju a ngushton shpirtin...
Përgjigju