Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Jashtëm, Shehu: Ngjarje e paprecedentë në pluralizmin shqiptar

Ndërpritet mbledhja e Komisionit të Jashtëm, Shehu: Ngjarje e paprecedentë në pluralizmin shqiptar

Nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Tritan Shehu

Pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, ku po raportonte ministri Ditmir Bushati, një reagim ka ardhur nga ana e opozitiës.

Nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Tritan Shehu u shpreh se kjo ishte një ngjarje e paprecedentë në pluralizmin shqiptar pasi në momentin kur ai kërkoi fjalën kryetarja e Komisionit ndërpreu mbledhjen për të shpëtuar ministrin nga të pavërtetat që po thoshte.

Sipas Shehut, Shqipëria pësoi një dështim të madh për shkak të kësaj qeverie ndërsa ministri kërkoi me llafollogji, me sofizma, me leksione teorike, të fshihte të vërtetën.

Menduan ta organizojnë vetë këtë mbledhje, sepse menduan ndoshta që nuk do të kishin ballafaqimin me opozitën dhe kur ky ballafaqim ndodhi, kur argumentat dolën e u shpalosën, jo vetëm që nuk u dha asnjë përgjigje reale nga ministri. Përkundrazi e nxori të qartë para opinionit publik shqiptar, situatën dhe gjendjen edhe pozicionin shkatërrues të kësaj qeverisjeje.

Tritan Shehu, nënkryetari i komisionit për Politikën e Jashtme

Seanca e sotme në Komisionin e Politikave të Jashtme u fokusua tek çështja e negociatave me BE-në dhe tek bisedimet me Greqinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceço me Biçak: 18/07/2018 18:29

    Ky ha veç PRASIN... gjellen me laker jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja