Ndërpritën punimet në urën e
Manastirit të Zvërnecit,largon turistët

Ndërpritën punimet në urën e<br />Manastirit të Zvërnecit,largon turistët
Ndërpriten punimet e urës që të çon në manastirin e Zvernecit. Edhe pse nisi me qellim përfundimin e saj në prag sezoni turistik, punimet janë pezulluar nga agjencia e zonave të mbrojtura.
 
Denoncimi për këtë ngërç ka ardhur nga prifti i kishës së Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit, At Jani Tereziu.

Sipas tij prej tre vitesh ura qëndron në gjendje shumë të keqe çka është bërë pengesë për shumë turistë dhe shumë besimtar të cilët kërkojnë të shkojnë në manastirin ose në kishë qoftë për ta vizituar, apo edhe për të ndezur qiri.

Sipas At Jan Tereziut ai është njohur me projektin  e rindërtimit të urës nëpërmjet rrjeteve sociale, por asgjë nuk na ka parë zyrtarisht sesi do të jetë projekti i kësaj ure.

Sipas prifti vetëm në datën 1 maj janë kthyer mbrapsht dy autobusë me turistë të cilët sapo kanë parë gjendjen e urës nuk arritën ta vizitonin dot manastirin e bukur të Zvërnecit.
 
Zyrtarisht nuk dimë asnjë gjë, përpara 20 ditësh afërsisht kishim një takim në fshatin Zvërnec me zonat e mbrojtura me Drejtorinë e Zonave të Mbrojtura dhe aty doli që nuk paska dalë leja mjedisore. Konkretisht unë isha pardje këtu dhe ishin 2 autobusë që erdhën nga Tirana me turistë dhe ishin rusë dhe ata automatikisht sapo e panë gjendjen dhe nuk kaloi asnjeri matanë. Nuk e dija dhe unë, iu kërkova ndjesë se nuk kemi çfarë bëjmë dhe të ktheheshin të rrezikonin të kalonin në atë urën që është tej e amortizuar”, tha At Jani Tereziu.
 
Sipas drejtorisë së zonave të mbrojtura ,  pezullimi i punimeve pranë urës së manastirit ka ardhur si mungesë e dokumentacionit. Në dosjen që është shqyrtuar nga kjo drejtori  nuk kishte leje përkatëse për ndërtim, pasi që prej viteve 2004 - 2005  zona e manastirit dhe laguna bën pjesë në hartën e zonave të mbrojtura
 
[gallery]22103[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv