Ndërpritet gjykimi, Mziu kërkon
përjashtimin e gjyqtarit: I njëanshëm

TIRANE- Në një kohë kur prokuroria e çështjes ishte përgatitur për të dhënë pretencën e saj ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, ky i fundit në seancën e 23 gjyqësore, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Besnik Hoxha. Kjo kërkesë e bërë gati në fund të procesit gjyqësor tashmë ka stopuar në vend vijimin e tij, për shkak se sipas rregullores duhet që një tjetër trup gjykues të marrë në shqyrtimin kërkesën për përjashtimin ose jo të gjyqtarit Bensik Hoxha. Sipas kërkesës së bërë nga Xhelal Mziu, gjyqtari në fjalë gjatë marrjes së vendimeve të ndërmjetëve ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në proces, dhe se në këto kushte nuk mund të jetë ai personi që të marrë vendimin përfundimtar.

Nisur nga kjo situatë, tashmë procesi ndaj tre të pandehurve Xhelal Mziu, Bujar Loshi dhe Alti Hotit do të rinisë vetëm pasi të jetë marrë një vendim i dytë nga një tjetër gjyqtar lidhur me pranimin ose jo të kërkesës së të pandehurit Mziu.

Xhelal Mziu ka qëndruar vetëm 24 ditë në qelitë e burgut 302. Lirimi i tij nga gjykata e Apelit, është pritur me duartrokitje dhe brohoritje të rreth 100 militantëve të Mziut, që kishin mbëritur nga Kamza në dyert e gjykatës së Apelit.

Treshja gjykuese Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallën me dyer të mbyllura masën më të lehtë, atë të “Detyrimit me paraqitje” një ditë të javës përpara oficerit të policisë gjyqësore, për Xhelal Mziun. Ndërkohë tre ditë pas këtij vendimi gjykata e Apelit vendosi t’i ndryshojë masën e “Arrestit me burg” në Arrest shtëpie”, juristit të bashkisë së Kamzës Atlis Hoti.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj