Fiket analogu/ Nisin transmetimet dixhitale në Tiranë dhe Durrës! Ja ku mund ta gjeni Report Tv (Shtyhet afati për Vlorën)

TIRANË- Mbyllen transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës ndërkohë që për qarkun Vlorë, ato do të vazhdojnë deri në njoftim të dytë. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive vendosi të ndërpresë tranmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës, pasi u njoh me masat e marra gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit.

Sipas AMA-s, në treg janë një numër i mjaftueshëm dekoderash që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Digjitalizimi është një nga kërkesat e BE-së për të gjithë Europën, përfshirë edhe vendin tonë, procedurë kjo që duhej të kishte nisur vite më parë, por që për arsye të ndryshme është shtyrë disa herë.

Por si mund ta gjeni Report Tv?
Për të vazhduar të ndiqni Report Tv duhet të pajiseni me një dekoder dixhital që do të funksionojë për të gjitha kanalet. Për të gjetur Report Tv bëni kërkim automatik dhe duhet të shtypni numrin 11 në telekomandë. 11-ta numri më i shpejtë për të gjetur lajmin (lexo ketu).

NJOFTIMI I PLOTË I AMA-s
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

AMA gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpërmjet mediumeve të ndryshme informative.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike.

Cili është ndryshimi mes televizionit analog dhe atij dixhital ose numerik?

Televizioni analog dhe ai dixhital dallojnë në mënyrën se si informacioni përcillet nga burimi te marrësi apo televizori. E thënë ndryshe, televizioni analog si e njohim, është transmetimi i valës nga antena në televizor, kurse televizioni dixhital është transmetimi i valës të koduar dhe të ndarë në copëza.

Për shikuesit, televizioni dixhital nënkupton pamje më të qarta dhe me cilësi më të mirë, pa ndërhyrje nga frekuencat e tjera, si ekzistojnë për televizionin analog. Të tjera përparësi të televizionit dixhital përfshijnë formate të ndryshme të ekranit dhe cilësi më të mirë të zërit.

Gjithashtu, kalimi në televizionin dixhital do t’u japë mundësinë shikuesve të kenë një guidë elektronike të programeve, mundësi programimi të emisioneve të preferuara, etj. Përveç një cilësie më të mirë zëri dhe figure, televizioni dixhital gjithashtu mund të ofrojë edhe formatin High Definition, i cili ofron një rezolucion më të lartë të figurës.

Përse nuk do të ketë më televizion analog, por vetëm dixhital?
Televizioni dixhital ka disa përparësi ndaj atij analog.
• Së pari, ka një figurë më të qartë dhe me cilësi më të mirë zëri.
• Së dyti, ofron një format me ekran të gjerë, të ngjashëm me atë që shfaqet në sallat e kinemasë.
• Së treti, me televizionin dixhital mund të keni shumë më tepër kanale televizive sesa me televizionin analog, pasi ka një shfrytëzim më të mirë të spektrit të frekuencave. Numri i shtuar ndjeshëm i kanaleve krijon dhe mundësinë për kanale tematike, domethënë kanale të specializuar për sport, filma, lajme, dokumentarë, etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici vullnetar: 02/10/2019 23:29

    Sa te mbushin xhepat hajdutet e AMAS pastaj do ti leshojne perseri transmetimet analoge sic vepruan nje vit me pare.

    Përgjigju
  • Liku: 02/10/2019 13:46

    Te nxirren te gjitha stacionet me HD kush deshiron te blej dekoderin

    Përgjigju
  • xxx: 02/10/2019 13:09

    Duhen blere tre dekoderet dicitali,tringu dhe dekoderi i televizjonit shqiptar keshtu thote injoranca e Amas sikur njerezit nuk kane pare tv.ne BE dhe skane asnje dekoder

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 01/10/2019 13:58

    Njerezit skane buke te hane ju kerkoni te blejne dekodera per te pare kanalet digitale sepse i do qejfi AMA-s

    Përgjigju
    • Ama: 01/10/2019 17:07

      Po te themi ne gjo me na'e pa neve ti

  • Albana marku: 01/10/2019 11:40

    Thoni qe jane fikur analogu ne zonen e shkodres ala jane ndezur ete te gjitha kanalet nuk dalin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu