Ndërron jetë aktori Robin Williams,
jeta dhe karriera e tij
Aktori Amerikan Robin Williams ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për vetëvrasje. Javët e fundit kishte qenë në qendrën e rehabilitimit “Hazeldon Addiction Treatment Center” në Minnesota.
Aktori Amerikan Robin Williams ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për vetëvrasje.
Javët e fundit kishte qenë në qendrën e rehabilitimit “Hazeldon Addiction Treatment Center” në Minnesota.
Aktori vuante nga depresioni si frikë dhe vetmi për shkak të varësisë nga alkooli dhe droga me të cilat kishte varësi që në vitet 70’, 80’.
Familja e tij kishte këmbëngulur here pas here që ai t’i nënshtrohej trajtimeve.
Robin ka lindur në 21 korrik të vitit 1951 në Chicago dhe u bë i njohur me rolin e tij të parë në filmin Mork&Mindy i cili u luajt në vitin (1978-1982).
Filmat më të përmendur në të cilët ka dhënë kontributin e tij si komedian janë, “The World According to Garp”, “Good Morning, Vietnam”, “Dead Poets Society”, “Awakenings”, “The Fisher King”, “Good Will Hunting”.
Është nominuar tre herë për çmimin “Academy Award for Best Actor” dhe ka fituar çmimin “Academy Award for Best Supporting Actor”.
Gjithashtu është fitues i dy çmimeve “Emmy Awards” dhe katër çmimeve “Golden Globe Awards”, 5 çmimeve “Grammy Awards” dhe 2 çmimeve “Screen Actors Guild Awards”.
Martesa e tij e parë ishte në qershor të vitit 1978 me Valerie Verdi me të cilën lindi djalin Zachary Pym "Zak" Williams.
Në prill të vitit 1989 u martua për herë të dytë me Marsha Garces me të cilën pati dy fëmijë, vajzën Zelda Rae Williams dhe djalin Cody Alan Williams.
Martesa e fundit dhe e tretë ishte me dizenjuesen Susan Schneider e cila shprehet për vdekjen e bashkëshortit se ka humbur edhe mikun e saj më të mirë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
36/9
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.4%
-
Të gabuar
53.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 7796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos
5 Tetor, 22:53
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22
-
Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues
5 Tetor, 22:05
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Mero Baze: Karrigedjegurit
5 Tetor, 21:44
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46