TIRANË-Është ndarë nga jeta mesditën e kësaj të enjteje, në moshën 50-vjeçare Genc Alizoti, ish-drejtori i Hekurudhës Shqiptare.
 
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Alizoti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak. Alizoti ka ndërruar jetë në kryeqytet, në shtëpinë e kushëririt të tij.
 
Alizoti mori detyrën e kreut të Hekurudhave në tetor të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Por më pas u dorëhoq në vitin 2016 nga posti i tij si drejtor i Hekurudhës, pas përfshirjes në një skandal seksual.
 
Ai u filmua, teksa komunikonte në Skype me një vajzë duke kryer veprime të turpshme, në zyrën shtetërore në Drejtorinë e Hekurudhave.
 
Genc Alizoti më parë ka qenë edhe Prefekt i Durrësit, prej vitit 2009 deri në 2013.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com