Pete Frates nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e sklerozës anësore amiotrofike dhe ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.
Një ndër popullarizuesit e “Ice Challenge Ice Bucket”, një fenomen që u bë viral në verën e vitit 2014, mblodhi mijëra shikime në internet, duke stimuluar mbledhjen e mbi 200 milionë dollarëve për kërkime shkencore.
Sfidën e derdhjes së kovës plot me ujë dhe kube akulli, ai e krijoi në mënyrë që të eksperimentojë me mpirjen muskulore të shkaktuar nga Sindroma Akute.
Sfida në fillim u krijua për shkak të Jeanette Hane e sëmurë me sklerozë, ku burri i saj Anthony Senerchia, një ish-lojtar golfi e kishte provokuar atë duke i thënë se një kovë akulli në kokën e saj ishte mënyra e vetme që ajo mund ta kthente veten në normalitet.
Në këtë sfidë u përfshinë vipa, njerëz të lidhur me politikën dhe jetën publike.
Tom Cruise, Bill Gates, Mark Zuckerberg, ylli i ligës së Kombëtares Tom Brady, kryeministri i atëhershëm kanadez Justin Trudeau, ish-presidenti amerikan George W. Bush, Lady Gaga dhe shumë e shumë të tjerë u përfshinë.
Ndërsa në Itali, në mesin e dhjetëra të famshëm që u bashkuan ishin Gianni Morandi, Gigi Buffon, Giorgia, Laura Pausini, Belen Rodriguez, Rosario Fiorello, Alessandra Amoroso, Luciana Littizzetto deri në kryeministrin e atëhershëm Matteo Renzi.
Sipas shoqatës “ALS”, sfida lejoi të mblidheshin mbi 220 milionë dollarë.
Fondet mundësuan identifikimin e një gjeni të ri përgjegjës për ALS, NEK1 në shkurt të vitit 2016.
Një vit më vonë, “Administrata e Ushqimit dhe Barnave” njoftoi miratimin e një ilaçi për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes.
"Kjo histori është një arsye për mua që të dal nga shtrati çdo ditë. Të jesh pjesë e diçkaje më të madhe se vetja jote është një nga gjërat më të mira që mund të bësh”, i tha Frates gazetës “Boston College”.