Arrestimi i Gjokës/ Mes personave në kërkim edhe Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

 

Në dosjen voluminoze të SPAK pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky dhe Encro prej autoriteve franceze, që çoi në arrestimin e disa personave, del edhe emri  i Prek Kodrës, snajperistit të verifikuar për disa vrasje në Shqipëri dhe Kosovë.  kEmri i Kodrës doli dhe në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku flitej si një nga personat që do kryenin vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Informacioni për vrasjen e mundëshme të Kurtit, doli në një nga emaelet e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano që u publikua nga hakerat iranianë. Në një dokument secret, publikuar edhe në mediat e Kosovës, Njësia Kundër Terrorizmit vendase në vitin 2021, kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ  Xhavit Halitit, ish-deputet.

I dyshuari ishte Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument thuhej se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe dyshohej se ishte përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Në emisionin Pressing, në T7, Kodra ka mohuar gjithçka rreth akuzave në drejtim të tij.

“Ç’ka me spjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu, Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret, por nga bisedat e zbuluara në aplikacionet Encro dhe Sky, porositësit e vrasjeve flisnin lirshëm për punët e tyre.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Gjokës/ Dekodimi i 'Sky' dhe 'Encro' i nxorri zbuluar: Pëllumb Gjoka plan me Behar Bajrin për të vrarë Kleant Musabelliun! Martinaj porositi vrasjen e Gjin Ndojit! Pagesa 100-110 mijë euro


S.G/G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?