Ndërtim pa leje, vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, në pranga tre persona në Elbasan

Ndërtim pa leje, vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, në pranga tre persona në Elbasan

Foto ilustruese

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasit:

-L. B., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja";

-S. B., 37 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në biznesin e tij, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 30 vjeç, dhe V. Rr., 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi E. D. ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin V. Rr., dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë