Ndërtim pa leje dhe dëmtim të plazhit të Drimadhe, gjobë e procedim penal ndaj pronarit të resortit

Himarë-Një subjekt është gjobitur për ndërtim pa leje në bregdet në zonën e Drimadhes si dhe ka  hedhur mbeturina inerte në zonën bregdetare të plazhit duke zaptuar pronën publike pa të drejtë. Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur me 2 500 000 lekë resortin në pronësi të shtetasi A.K, si dhe ka nisur procedim penal ndaj tij për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Ndërtim pa leje".

Subjekti privat ka bërë ndërhyrje të paligjshme në sistemimin e plazhit bregdetar duke hedhur mbeturina dhe inerte, si dhe ka ndërhyrë duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

Kjo i ka shkaktuar pronarit të subjektit privat A.K. ndëshkimin me masë administrative 2 500 000 lekë gjobë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi si dhe nisjen e një procedimi penal.

IKMT ka pezulluar çdo lloj punimi të subjektit, i cili nisi punimet në pronë publike pa marrë leje dhe në shkelje të ligjit.

Një ditë më parë u gjobit me 2 milionë lekë një tjetër subjekt privat në zonën e plazhit të Drimadhe, pasi akuzohet se ka bërë ndërhyrje të paligjshme në hapësirën bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte. 

I.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit