Ndërtimet e HEC-ve në Vjosë, Gjykata Administrative rrëzon kompaninë turke, i jep të drejtë vlerësimit të Ministrisë së Mjedisit

Ndërtimet e HEC-ve në Vjosë, Gjykata Administrative rrëzon kompaninë turke, i jep të drejtë vlerësimit të Ministrisë së Mjedisit

Lumi Vjosa

Kërkesat e vazhdueshme ndaj Qeverisë shqiptare për të mos ndërtuar diga mbi lumin Vjosë dhe për ta shpallur atë Park Kombëtar po gjen mbështetje edhe nga gjykatat në vend. Gazetari Arsen Rusta raporton se sot Gjykata Administrative e Tiranës me gjyqtare Aferdita Maho ka rrëzuar një padi nga kompania turke AYEN-ALB SH.A kundër Ministrisë së Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative që rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan, ku gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative

Kujtojmë se Kryeministri Rama por edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kanë premtuar se Vjosa do të shpallet Park Kombëtar. Shumë ambientalistë në vend por edhe shoqata janë investuar në mbrojtje të këtij lumi, i cili është i vetmi i ngelur i 'virgjër' në Evropë.

Edhe aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e 'egër' në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se  këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit