TIRANË - Mesa duket po shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare për problemin e legalizimin e pronës së tyre për ata banorë të kryeqatetit të cilët kanë blerë apartamente apo biznese në pallatet e ndërtuara nga “Hawai Alb”.
 
Këshiili i ministrave nën drejtimin e Niko Peleshit ka miratuar sot procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje të realizuara nga “Hawai Alb”. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, në tejkalim të projektit të miratuar, do të kryhen në dy faza.
 
Në fazën e  parë do të kryhet legalizimi dhe regjistrimi pranë ZVRPP-së i objektit bazë, së bashku me shtesat eventuale anësore dhe/ose në lartësi të kryera nga vetë shoqëria “Hawai-Alb”. Ndërsa në fazën e dytë do të bëhet legalizimi i shtesës së kryer nga vetë personat e posedojnë.
 
Vendimi përcakton se ndërtimet pa leje dhe shtesat do t’u nënshtrohen procedurave të legalizimit edhe nëse për to nuk është kryer procedura e vetëdeklarimit apo nuk është paraqitur kërkesa për legalizim sipas afateve të parashikuara në ligj.
 
Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton një afat kohor 2 mujor për evidentimin, hartimi dhe publikimin e listës së këtyre objekteve.
 
Listat e hartuara publikohen në faqen zyrtare të ALUIZNI-t dhe afishohen në godinën qendrore dhe atë lokale të ALUIZNI-t, pranë njësive përkatëse të qeverisjes vendore, si dhe në ambientet e objekteve që do t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Poseduesit e këtyre ndërtimeve njoftohen në adresën ku ato banojnë për të kryer procedurat e legalizimit.
 
Në një nga pikat e qeverisë për këtë vendim shënohet edhe çështjet kur për të njëjtin apartament apo ambient ka pretendime për pronësi nga dy apo më shumë persona, duke sqaruar se kjo mosmarrëveshje zgjidhet nga gjykata. 
 
Vlerësimi i për ndërtimet pa leje dhe shtesat të ndërtuara nga shoqëria “Hawai-Alb” do të bëhet nga Instituti i Ndërtimit, pa pagesë, dhe do t’i bashkëngjitet praktikës dokumentare të legalizimit. Ndërsa etyrimet financiare të lidhura me tarifën e shërbimit shlyhen nga poseduesit e ambienteve.

Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për legalizimin e “Hawai Alb”

 
Redaksia Online 
(a.h/shqiptarja.com)