Përgjatë një aksioni një javor, uniformat blu në të gjithë vendin kanë evidentuar 391 raste të ndërtimeve abuzive.
Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se për këto raste janë proceduar penalisht 393 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme. Për 32 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 348 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 13 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 24 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme. Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive./ATSH/
/Shqiptarja.com