Ndërtimet informale në zonat sizmike, digat, shkollat e spitalet do vlerësohen për rezistencën ndaj tërmeteve! Procesi 5 vjeçar do kushtojë 8 mln euro

Ndërtimet e bëra në mënyrë informale, si dhe objektet e rëndësisë së veçantë të tilla si digat, shkollat, konviktet, spitalet apo objektet e trashëgimisë historiko-kulturore do të vlerësohen për sigurinë e tyre ndaj goditjeve sizmike.

Këto vlerësime të detajuara janë në vijim të masave që shteti ka marrë pas tërmetit të 26 nëntorit që shkatërroi me qindra ndërtime. Më të pambrojtura nga tërmetet janë ndërtimet pa leje si në zonën e ish-kënetës në Durrës.

“Faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave”, thuhet në strategjinë 2023-2030 të Ministrisë së Mbrojtjes, për zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë."

Kontrollet do të bëhen përgjatë periudhës 2023-2027, dhe do të kenë një kosto prej 8 milionë eurosh. Vlerësimet e banesave nga ekspertët do të jenë të përqendruara në qytetet kryesore të vendit ku rreziku i tërmeteve është i lartë.

Po ashtu do të bëhet vlerësimi i sigurisë së digave mbi 20 vjeçare, të cilat mund të jetë cenuar nga tërmeti i vitit 2019, si dhe do të vlerësohet edhe stoku i minierave të braktisura dhe të parehabilituara, të cenueshme nga aktivitetet sizmike.

Sipas strategjisë, thuhet se shteti ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e bashkive për trajtimin e rrezikut dhe pasojave të tërmeteve. Nga ana tjetër ndërtesat e dëmtuara më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t'i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.

Në dokument evidentohet edhe niveli i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme veçanërisht ato rurale, që e vështirëson edhe rimëkëmbjen pas pasojave të tërmeteve.

Ndërkohë si problematikë ngrihet edhe mos ndëshkimi i individëve dhe personave juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve.

Ky projekt përcakton bazën e nevojshme për të gjitha aktivitetet që lidhen me rrezikun e tërmeteve nga pikëpamja e ndërtimit, dhe përbëhet nga një bazë të dhënash cilësore e stokut të ndërtesave, të vlerësuara si të pambrojtura nga risqet e tërmeteve.

Po ashtu do të bëhet edhe përditësimi i hartave sizmike, miratimi i hartave të zonave sizmike, rishikimi i kodeve teknike të projektimit në përputhje me standardet e BE-së.

Në përfundim të projektit do krijohet një bazë të dhënash që lidhen me rreziqet e objekteve të vlerësuara gjë që do të mundësojë adresimin sistematik të riskut si dhe një planifikim më të mirë të kapaciteteve institucionale dhe financiare si dhe minimizimin e kostove të ndërhyrjes.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/09/2022 04:10

    Ne fakt cdo ndertim ne Shqiperi edhe ato te ndertuara nen diktature,por ku eshte nderhyre pas demokracise,edhe ato te ndertuara me leje,por te pa kontrolluara nga ekspertet,ose te bera /O.K/ kundrejt rryshfetit duhen kontrolluar te gjitha pa perjashtim.Kam lexuar nje here nje artikull interesant te /National geographic/ ku behej fjale per zonat me sizmike ne bote dhe Shqiperia bente pjese ne zonat me sizmike si Japonia,Indonezia,California dhe kuptohet dhe Mesdheu Lindor ku dhe bejme pjese.Artikulli ishte ne fakt per cunamet,por keto lidhen direkt me termetet,keshtu qe zona jone ishte shenuar si zone me intensitet te larte.Sikur shteti te kishte patur dore te forte keto 30 vjet,8 milion eurot per verifikim do te ishin kursyer.

    Përgjigju
    • olti: 23/09/2022 10:43

      Konstatim shume i sakte.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë