Dibër, procedohen 3 persona
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
R.F. 50 vjeç, banues në Dibër.
Pas një denoncimi në portalin "Komisariati Dixhital", menjëherë kanë nisur hetimet, ku gjatë ditës së djeshme në 'Hynoskë', Grevë, shtetasi i lartë përmendur ka ndërtuar një objekt banesë pa leje përkatëse.
A.K, 27 vjeç, banues në Dibër.
Pasi në fshatin Grevë-Dibër, në tokën e tij ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal ndaj shtetasit :
E.P, . 26 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Pasi në tokën e tij ka filluar ndërtimin një banesë pa leje përkatëse.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Berat, 11 persona të proceduar penalisht në gjendje të lirë
1- Gj.Sh, 46 vjeçe, banuese në Berat, pasi në lagjen "28Nëntori" , kjo shtetase u kap duke ndërtuar një kompleks shërbimi, pa lejen e organeve përkatëse.
2-T.H, 32 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje në banesën e tij.
3- Ll.D, 50 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi ky shtetas u kap duke ndërtuar një banesë pa leje në tokën e tij.
4-F.Sh, 35 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuar një banesë pa leje ndërtimi në tokën e tij.
5-K.D, 66 vjeç, banues në Goriçan, Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
6-M.D, 52 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
7-T.B, 52 vjeç, banues në Kutalli, Urë Vajgurore, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi dy katësh pa leje ndërtimi.
8-S.F, 76 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi.
9-S.Ç, 69 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi u kap duke ndërtuat një objekt banimi pa leje ndërtimi.
10-Sh.L, 77 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
11-H.P, 66 vjeçe, banuese në Velabish, Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje ndërtimi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.
Gjirokastër, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas.
Në kuadër të zbatimit të planit të masave lidhur me rastet e ndërtimeve të paligjshme, specialistët e Seksionit për Herimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Gjirokastër filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
Q.K, 58 vjeçe, banuese në fshatin Karjan, Gjirokastër.
Pasi në fshatin Karjan, ky shtetas ka ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve përkatëse.
F.H, 35 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
Pasi në fshatin Karjan, ky shtetas u kap duke ndërtuar një shtepi pa leje në tokën e tij.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a të Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com