Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut

Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa kanë tentuar që të bllokojnë rrugën e Rinasit. Gjatë momentit kur kanë tentuar të bllokojnë njërin aks të rrugës, policia ka ndërhyrë duke i larguar me forcë.

'Këto njerëz që heshtin, neglizhojnë dhe nuk duan të vijnë të bëjnë negociata me banorët e Bërxullit, mos ta marrin kaq të lehtë, pasi do të rezistojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe kjo rrugë nuk do të ndërtohet. Ju faleminderit juve mediave, pasi ne për pushtetarët kemi vdekur.'- u shpreh një nga banorët.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme derisa e drejta të fitojë. 

Ato paralajmëruan firmën kontraktore se nëse do të futet që të ndërtojë rrugën në pronat e tyre, ato nuk do t’i lejojnë. Banorët thanë se nuk do ta falin tokën për interesat e pushtetarëve dhe të oligarkëve.

‘Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma.’- u shprehën një nga banorët.

Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
‘Ku e gjetën me 4 euro metri?’, Banorët e Bërxullës paralajmërojnë firmën ndërtuese: Mos të marrin guximin që të vijnë në tokat tona

 

Banorët e Bërxullës thonë se do t’i mbrojnë me gjak pronat e tyre. Ato paralajmëruan firmën kontraktore se nëse do të futet që të ndërtojë rrugën në pronat e tyre ato nuk do t’i lejojnë.

‘Mos të marrin guximin që të vijnë nesër. Mos të marrin kurajon të vijnë në tokat tona. Po na e marrin me 50 euro m2. Shteti kur e di shumë mirë si e thotë ligji pse na fut në konflikt, por nuk vjen dhe të ulet. Nuk jemi dakord me vlerën e pronës. U kemi kërkuar projektin e rrugës sesi do të zhvillohet. Si do të zhvillohet kjo rrugë. Shtetit e ka hedhur projektin pa bërë publike sesi do të funksionojë. E kam me dokumente që toka këtu është shitur, ja akti noterial i datës 31 Dhjetor, ka shitur 50 euro metri. Ku e gjeti 4 euro metri katror zoti Berberi këtu. Apo marrin rrogën kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne shkresat na kanë ardhur nga autoriteti ku firma thotë që deri në datë 3 nëntor nuk ka pasur asnjë leje ndërtimi. Shteti me 14 Dhjetor ka miratuar një leje zhvillimore.

Mos ta krahasojmë me Fushë Prezën. Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma. Kam dy javë që pres përgjigje nga institucionet. Sot mua akoma nuk më jepet asnjë përgjigje. Unë do ta bllokoj rrugën sa herë të më dojë qejfi. Derisa të vijnë të ulen në negociata me ne, mos ta mendojnë kaq të lehtë, Masat do të jenë shumë drastike për këta pushtetarë që nuk negociojnë me ne”, deklaroi banori.

‘Protestojmë prej 4 muajsh. Fjalët tona kanë shkuar në vesh të shurdhër. Ky shtet bën vetëm sikur nuk dëgjon. Ne jemi autokton këtu i kemi tokat me certifikata. Unë ju binda vëllait tim. Tonin Vocaj më ka thënë se ja kemi drejtuar ministrisë së Infrastrukturës. Ministria e Infrastrukturës nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Mua nuk më hy në punë se çfarë bën Fushë-Preza. Pse e ktheu rrugën në fshatin tonë. Ne nuk dorëzohemi. Kemi dal e bllokuam rrugën. Në tokën time burrë nënë që të hyjë nuk ka. Shteti shqiptar është palë me krimin e me koncesionarin. Tokën e kam unë dhe e shes sa dua unë. Jo sa të dojë shteti’- u shpreh një banore.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jari: 30/01/2023 00:11

    SHTETI PO I VJEDH HAPUR KETA BANORE,,,TIRANA DHE KATUNDET PERRETH TE DALIN NE MBROJTJE TE KETYRE PRONAREVE,,QE TOKA TE BLEHET ME CMIMIN E TREGUT...TURP QEVERI E POSHTER....

    Përgjigju
    • 7501: 30/01/2023 08:58

      ku e gjeten pronen keta banore? E trasheguan, e blene...jo ja fali shteti me ligjin 7501 ne menyre te padrejte. Toka bujqesore eshte prone e te gjitheve jo vetem e tyre. Tani shume mire ben qe ja mer !!!

  • Qytetari: 29/01/2023 13:24

    Mos mbeshtja e kesaj proteste nga partite politike, eshte fytyra e verte e partive politike shqiptare. Qeveri eshte e oligarkeve, PD eshte e ketij oligarkut, dhe keshtu keta njerez jane pa asnje mbeshtetje. Kerkojne t'ju marrin 1 m^2 toke me 4 Euro, nuk e di ne nje njeri privat mund te shkoj aty dhe te blej nje dynym toke per 4000 Euro, nuk ndodh. Keshtu qe shteti po i vjedh bashke me oligarkun. Opozita po i vjedh bashke me oligarkun. O djem rrembeni pushket ja vdekje ja liri. Pastaj do e shohim trimerine e ketij piktorit derr dhe te oligarkut hiene.

    Përgjigju
    • Lala: 29/01/2023 14:55

      Atje esht tok are.me SA shitet me cmim reference Toka are zotri qytetar? Poor dakort me ate QE Toka esht e tij DHE ka te dreht te mo's njeri dakort e ta shesi SA te doj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm