MIRDITE - Banorët e fshatit Qafë - Mollë në Mirditë kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar punimet që po kryhen nga një firmë turke për ndërtimin e një hidrocentrali. Ata kanë nxjerrë me forcë punëtorët nga kantieri ku po punonin, ndërsa kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta mjetet e firmës.
Për të normalizuar situatën ka ndërhyrë policia, duke larguar protestuesit por këta të fundit nuk i janë bindur urdhrit te uniformave blu duke u përplasur me to, pasi pretendojnë se trualli ku po do të ndërtohet HEC-i është prona e tyre dhe se disponojnë dokumentaeqë e faktojnë këtë gjë.
Aktualisht kantieri ku po ndërtohet HEC-i po mbahet nën mbikqyrjen e policisë për të shmangur përplasjet midis banorëve dhe drejtuesve të firmës e cila po ndërton HEC-in.
Ndërkohë janë proceduar penalisht Dod Gjomarkaj, Alfred, Ded, Luan, Erald dhe Arben Kola, pasi kanë kërcënuar se do të bëjnë vetgjyqësi.
Pas ndërhyrjes së policisë, punimet për ndërtimin e Hec-it kanë vijuar normalisht.
Puna për ndertimin e hidrocentralit në Qafë-Mollë të Mirditës ka nisur dy vite më parë pasi ishte dhënë me koncension nga qeveria Berisha, por prej asaj kohë firma që po ndërton HEC-in ka hasur në rezistencen e banorëve të kësaj zonë të cilët kërkojnë të dëmshpërblehen.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO