Manastirliu: Ruhet godina historike në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’! Ndërtimi në 3 faza, përfundon në 3 vite

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” u vendos sot guri i themelit për ndërtimin e godinës së re që do të rrisë kapacitetet për nënat dhe fëmijët, pjesë e projektit madhor për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Maternitetit historik të Tiranës.Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu theksoi se ky investim do të rrisë kapacitetet spitalore, ndërsa risia do të jetë Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri.

“Me këtë ndërtim të ri ne do të rrisim kapacitetet spitalore, do të rritet në 360 numri i shtretërve, ndërsa numri i shtretërve në terapinë intensive do të dyfishohet, duke mundësuar pritjen e 7 mijë lindjeve/vit dhe duke iu sherbyer mbi 20 mijë pacientëve çdo vit. Projekti parashikon rritjen e kapaciteteve edhe për sallat e operacionit, nga 6 që janë aktualisht, do të bëhen 10 të tilla, të standardeve më të mira, me aparatura të teknologjisë së lartë.Risi për këtë projekt është Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se janë investuar më shumë se 30 milion dollarë për infrastrukturën spitalore moderne për nënën dhe fëmijën në maternitetet e Sarandës, Korçës, Lezhës, Beratit, Kukësit dhe Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu deklaroi se me reformën e autonomisë spitalore, që do të nisë nga Spitali Memorial Fier, do të garantohet shpërblim sipas meritës për mjekët.

“Me reformën e autonomisë spitalore që do të nisim në mandatin e ri, do të garantojmë shpërblim sipas meritës për mjekët në spitale, do të sigurojmë rritjen e llogaridhënies dhe transparencës së shpenzimeve në spitale dhe një sistem efikas kundër korrupsionit në shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.


Lajmi kryesor:

Rama: Rrjet antikorrupsion në të gjitha institucionet, individë që do të bëjnë vetëm ndarjen e 'të njomit nga i thati'! Reforma në Shëndetësi ‘kantier’ i madh


I.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja