Ndërtimi i Rrugës së Kombit
hetim për ryshfet 2 mld euro

Rasti i ambasadorit të SHBA-së të akuzuar për korrupsion në Prishtinë është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi që zbulon çmimet e fryra për ndërtimin e autostradës shqiptaro-kosovare.
 
Skandali ka përfshirë një diplomat amerikan me një karrierë të tridhjetëvjeçare në shpatulla, një kompani prestigjioze amerikane dhe disa ministra shqiptarë e kosovarë, të gjithë të akuzuar për përfshirje në një rrjet ryshfeti për të marrë kontratën për ndërtimin e autostradës më të rëndësishme e ndërtuar ndonjëherë në dy vendet, Shqipëri-Kosovë. Tani “BIRN” zbulon, pasi ka pasur qasje në disa dokumente konfidenciale, të cilat janë elementet kryesore të hetimit që prej disa muajsh mbajnë të angazhuar prokurorët në Tiranë dhe Prishtinë. Organizata jo-fitimprurëse publikon një hetim lidhur me kostot e fryra të të gjithë projektit, ku ndërlidhen garat e manipuluara, çmimet e "fryra" dhe paqartësi të shumta mbi kostot e vlerësuara të planit infrastrukturor.
 
Për 137 km lidhje në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan artikulli, taksapaguesve të të dy vendeve u është ngarkuar një kosto e përgjithshme prej 2 miliardë €, dhe e gjithë kjo në të njëjtën periudhë në të cilën qeveritë përkatëse justifikohen nga mungesa e fondeve për mosrealizimin e strukturave të tilla, si në shkolla ​​dhe spitale. Hetimi filloi nga lajmet e shfaqur në median ndërkombëtare në javët e fundit, për akuza për korrupsion ndaj Christopher Dell, ish-ambasador i SHBA-ve në Kosovë. Diplomati, sipas prokurorit, gjatë qëndrimit të tij ka lobuar për të mbështetur dhënien e koncesionit kompanisë amerikane Bechtel Corporation. Pas mbarimit të mandatit të tij në Prishtinë, Dell filloi të punojë për Bechtel si menaxher, përgjegjës për kontinentin afrikan.
 
Në dritën e dokumenteve të akuzës, artikulli i “BIRN”, vë në dukje para së gjithash mënyën se si çmimet e buxhetuara fillimisht u dyfishuan pikërisht në rrjedhën e punës, ndërsa dobia e vërtetë e punës u vu disa herë në pyetje në mënyrë të përsëritur nga ekspertët. Një vit pas inaugurimit të rrugës, në fakt, autostrada nuk ka sjellë rritjen e pritur të shkëmbimit tregtar midis Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa deri më tani është përdorur në 10 për qind të kapacitetit të tij real. Kontrata për ndërtimin e fazës së parë të projektit, vijon “BIRN”, u mbyll në vitin 2006 në Shqipëri përmes një procedurë urgjente, ndërsa fitoi partneriteti Bechtel-Enka për një distancë prej 60 kilometrash në kufirin midis të dy shteteve.
 
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e kishte quajtur një proces të realizuar në këto kushte si "jo- konkurrues" dhe jo në përgjigje me kushtet e ligjit, dhe se, ndër të tjera, mbi të gjitha që jepej një pagesë prej 418 milionë euro. Ambasada e SHBA në Shqipëri iu përgjigj menjëherë institucioneve ndërkombëtare, duke mbrojtur shpejtësinë e procedurës dhe duke e justifikuar me faktin se ishte e nevojshme për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Tiranës dhe Prishtinës. Disa kohë më pas, shpenzimet i rritën papritur me një pagesë prej 950 milionë euro nga Tirana, siç dëshmohet nga një email i shkruar nga Ministri shqiptar i Financave i asaj kohe, Ridvan Bode.
 
Marrëveshja për t'i dhënë fund seksionit të autostradës në territorin e Kosovës u nënshkrua në vend që në prill 2010. Në këtë kohë do të dilte sërish shoqata lotuese e ish-ambasadorit Dell në favor të kompanisë amerikane. Edhe në këtë rast, kontrata u fitua nga i njëjti partneritet turko-amerikan, dhe madje edhe në këtë rast, kostot për Kosovës kaluan pritshmëritë, duke u rritur nga 400 milionët fillestare në 838 milionë euro për 77 km të seksionit të autostradës. Partneriteti Bechtel-Enka, në bazë të dokumenteve që ka parë “BIRN”, ka marrë gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, më shumë para publike se çdo ministri tjetër e Kosovës. Ndërkohë Prishtina ka bllokuar të gjitha projektet e tjera të infrastrukturës publike, përfshirë shkollat, duke e arsyetuar vendimin e saj me mungesën e fondeve publike.
 
Gazetarët e "BIRN” kanë mundur të shohin materialin që ka të bëjë me hetimin, i cili më pas u arkivua, hetim ky në përgjegjësinë e mundshme të Lulzim Bashës, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në atë kohë që nënshkroi marrëveshjen me kompaninë e ndërtimit. Dokumentet tregojnë se autoritetet politike ishin në dijeni, para nënshkrimit të kontratës, për faktin se çmimet e Bechtel-Enka ishin më shumë se dyfishi i atyre të ofruara nga kontraktorët lokalë. Tatimpaguesit shqiptarë, duke bërë llogaritë, duhet ë paguanin një kosto ekstra prej 191.000.000 € për shkak se, sipas prokurorit, "të gjitha çmimet e paraqitura nga kompania fituese, kanë qenë disa herë më të larta se çmimet e konkurrentëve shqiptarëve”. Të dhënat financiare të përdorura në gjykatë vijnë nga raporti prej 158 faqesh të hartuar, por që s’u botua kurrë, nga dy zyrtarët e shtetit që analizuan pikë për pikë kontratat për veprën infrastrukturore. Akuzat kundër Bashës dhe dy asistentëve të tij, Andi Toma dhe Armand Telti, megjithatë , janë rrezuar për shkak se procedura kundër tyre u ndërpre në vitin 2009 për shkak të "problemeve teknike".
 
Ndërkaq, hetuesit kanë identifikuar shkaqet e rritjes së çmimeve në një terminologji juridike, ose në mungesë të qartësimit të një niveli tavan të rënë dakord ndërmjet palëve. Në letrat e projektit, mungon ndërkaq një plan i detajuar i ndërtimit, dhe kjo na ka lejuar të rishikojnë në rritje çdo çmim të vendosur paraprakisht. Procedura urgjente me të cilën u realizua tenderi, sipas prokurorëve është "është në kundërshtim me të gjitha ligjet kombëtare e ndërkombëtare", siç denoncoi fillimisht nga Banka Botërore dhe FMN. Institucionet ndërkombëtare në të vërtetë refuzuan të mbështetnin projektin që nga nënshkrimi i kontratës të parë në vitin 2006. Një shkresë diplomatike të po atij viti, të publikuar njëkohësisht edhe nga Wikileaks, ambasadori i SHBA në Shqipëri në atë kohë Marsi B. Ries e titullonte mesazhin e tij “Pengesat për të bërë të mundur që Bechtel të ndërtojë seksione kyçe të autostradës”.
 
Diplomati premtonte, në mesazh, ndihmë për qeverinë e Tiranës që të "kapërcente" kundërshtimet e ngritura nga Banka Botërore, pasi autostrada "nuk do të ndihmonte vetëm tregtinë shqiptare, por edhe atë kosovare". Pavarësisht premtimeve, Shqipëria nuk arriti të marrë financime nga Banka Botërore apo FMN. Të dy organizatat kundërshtuan projektin, dhe Tiranës iu desh të mbështetej në bankat komerciale që operojnë në vend.
 
Shkrimi u publikua nga “Italintermedia”, nga Senada Stomljenovic.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv