Ndërtimi i Skavicës, Yuri Kim: Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane

Ndërtimi i Skavicës, Yuri Kim: Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane

Yuri Kim

 ‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane’ kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

Teksa ka shpërndarë një artikullin ‘Skavica dhe gazi në Vlorë, planet për investimet e mëdha amerikane në Shqipëri’, ambasadorja amerikane shton se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.

‘Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura.’ Shkruan ndër të tjera ambasadorja amerikane në Twitter.

Në një intervistë për Monitor, z. John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) ka folur për mundësitë e financimit të projekteve të mëdha, të kombinuara me tërheqjen e investimeve private amerikane në rajon. Për Shqipërinë, z. Jovanovic thotë se fokusi do të jetë energjia.

“Në Shqipëri, DFC planifikon të ndihmojë në sjelljen e investimeve private, me synim zgjerimin dhe stabilizimin e energjisë së rinovueshme në të ardhmen dhe t’ju ndihmojë të bëheni një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë”, thotë ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb