Ndërtimi u zgjerua 10% më 2017, rritja më e madhe në 10 vite

Ndërtimi u zgjerua 10% më 2017, rritja më e madhe në 10 vite

Foto ilustruese

Sektori i ndërtimit u rrit vitin e kaluan me ritmet më të larta që nga viti 2008, pas një rënie gati sistematike deri në vitin 2014. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT sektori i ndërtimit u zgjerua me 10.4% më 2017. Ritmet e rritjes u trefishuan në raport me vitin 2016, duke ju afruar trendit të pas vitit 2005 (shih Grafikun e mëposhtëm).

Kulmi i rritjes së ndërtimi ishte në vitin 2000-2005, ku sektori u zgjerua mesatarisht me 30 për qind në vit, kryesisht prej zgjerimit me ritme të shpejta të kryeqytetit.

Pas krizës së vitit 2008 mundësitë për të azhurnuar fondet e lira në ekonomi u kufizuan. Mungesa e financimeve nga bankat dhe rënia e konsumit i zhvendosi vëmendjen e bizneseve për investime pas vitit 2012  nga ndërtimi drejt sektorëve të tjerë si energjia dhe bujqësia. Mirëpo kostot për shkak të mungesës së zinxhirit mbështetës dhe copëzimi i lartë i tokës bujqësore i ka bërë shumë shpejt këto investime jo fisibël, duke e rikthyer edhe njëherë fondet e lira në ekonomi drejt sektorit të ndërtimit.

Nga ana tjetër Shqipëria ka ende plot burime natyrore të pashfrytëzuara dhe sektorë ende të pamaturuar që paraqesin mundësi. Por llogaritë e momentit nuk është se japin shumë alternativa për fitime. Arben Dervishi nga Shoqata e Ndërtuesve thotë se Shqipëria është ende një vend me mangësi të mëdha infrastrukturore, ndaj dhe hapësirat brenda sektorit të ndërtimit janë ende të mëdha.

Teksa sektori i ndërtimit po i rikthehet në territorin e rritjes, në ndryshim me periudhën para 2018 nuk po financohet nga kredia bankare. Në rast të shfryrjes së çmimeve nga mbioferta për banesa bankat janë të mbrojtura pasi nuk janë financuesit kryesor të sektorit, por individët që kanë investuar në pasuri të paluajtshme janë të ekspozuar ndaj rënies së vlerës.

Në raport me fundin e 2017-s, huaja për ndërtimin për bizneset e kryeqytetit ka rënë me 4.1% ne 6-mujorin e parë 2018

Në të kundër, lejet e ndërtimit kanë vijuar të rriten me vrull në gjithë vendin, sidomos në kryeqytet. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2018.

Sektori po shkon përkundër zhvillimeve të parakrizës së vitit 2008, kur sektori financohej nga kredia. Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se në vitet 2005-2008, kredia në sektorin e biznesit për ndërtimin shënoi një rritje vjetore më shumë se 50% në vit. Pikërisht nga kreditimi i lartë që pësoi sektori i ndërtimit, rënia e mëvonshme krijoi problematikë në banka, pasi pjesa më e madhe e kredisë së keqe ishte pikërisht nga kompanitë e ndërtimit. Lidhur me sektorët kryesorë të ekonomisë, sektori i ndërtimit ka shënuar ritmin më të shpejtë të rritjes së kredive me probleme, duke arritur në 29.6% në qershor të vitit 2012, nga 7.6% në fund të vitit 2008.

Modeli i rritjes, rikthim tek ndërtimi
Sektori  ndërtimit po shndërrohet sërish në motorin e rritjes ekonomike të vendit pas  eksperimenteve gati dëshpëruese dhe pa rezultat të bizneseve shqiptare për tu diversifikuar ne linjat prodhuese si bujqësia dhe industria.

Taksat e larta, kostot në rritje për shkak të mungesës së ekonomisë së shkallës dhe nënçmimit të euros në tregun vendas i kanë demotivuar investimet me bazë eksporti dy vitet e fundit, duke i bërë ato jo konkurruese me importet. Mungesa e alternativave për investime dhe rritja e likuiditeteve prej prurjeve të turizmit, remitancave, por edhe ekonomisë informale i kanë nxitur edhe njëherë vrullshëm investimet në ndërtim, sidomos banesa.

Numri i lejeve të ndërtimit në gjashtëmujorin e parë të 2018 pësoi një rritje vjetore me 61 për qind teksa stoku i kredisë ra me 4%.

Ndërkohë që modeli i ekonomik i ka kthyer timonin nga ndërtimi, ekspertët ekonomisë dhe analistët e bankave lajmërojnë rreziqe sidomos për produktivitetin e ulët që ato kanë në ekonomi. Marre nga Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin