Ndërtuan lokal pa leje dhe zaptuan bregdetin me shezlong në Porto Romano dhe plazhin Rinia, dy të arrestuar në Durrës

Dy pasona janë arrestuar pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje dhe ndërtimin pa leje në bregdetin e Durrësit. Personat akuzohen se kanë zënë hapësirat publike të plazhit me shezlongët dhe kanë ndërtuar lokal pranë tyre pa marrë leje.

Pllumb Margjokaj, 32 vjeç, banues në Durrës u arrestua  për veprën penale "Ndërtim pa leje". 32-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur "Plazhi Sektor Rinia", Durrës, në bregdet ka ndërtuar një lokal pa leje me qëllim përfitimi.

Në pranga ra edhe Aleks Prroni, 35 vjeç, banues në Durrës për veprat penale "Ndërtim pa leje" dhe "Pushtimi tokës". 35-vjeçari në Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një lokal si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Pastrimi i bregdetit nga hapësirat e zaptuara pa leje dhe prishja e ndërtimeve që ngritur në abuzim me ligjin është prioritete i qeverisë, dhe aksioni nga nisur nga veriu në jug për të ndëshkuar këto raste.

1623482819_durres3.jpg

1623482841_1623482679Screenshot1.jpg

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/06/2021 01:56

    /Altin/ eshte hera e dyte qe po komentoni per kete problem.Duket qe organet e rendit e kane bere veshin shurdh.Shpresoj qe media dhe gazetaret t'a investigojne problemin,sepse kam pershtypjen qe vetem kur u bien kambanave gazetaret,atehere kujtohet shteti te levize.

    Përgjigju
  • Altin..: 12/06/2021 09:32

    Ky Aleksi bente si i forte por mbi shtetin nuk ka. Uroj edhe shoresoj qe Edi Rama ta vazhdoj njesoj ne te gjithe bregdetin. Ne plazhin e Maracit ish tatimori me precedent penal edhe me arrest shtepie Erion Trungu ka zene plazhin publik me cadra edhe me shazllone duke kercenuar banoret e lagjes Stefanel edhe te pallatit Maraci qe e ka komplet plazhin e tij se ja ka mare me qera Spiro Maraci qe punon tek IKMT e Bashkise Himare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen