Real Madrid do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League kundër Galatasay-t, por në listën e zgjedhur nga Zinedin Zidan bie në sy tre mungesa të rëndëisshme. Vinicius Junior është lënë jashtë për motive të paditura, Bale është i dëmtuar, ndërsa James nuk stërvitet prej kohëssh për shkak se ka zgjedhur të jetë afër partneres për lindjen e djalit trë tij.
Pas tre ndeshjesh në grupin A Real Madrid renditet në vendin e dytë me katër pikë, pesë më pak se Paris SG i vendit të parë. Në ndeshjen e tretë në grup të luajtur po kundër Galatasaray-t në Stamboll 'galaktikët' fituan minimalisht 0-1.

Komente

