Pas shumë peripecive me kontratat Nelson Hysa siguroi ndeshjen historike për të dhe Shqipërinë në boksin profesionist, teksa me 28 nëntor do të përballet në Gjermani me kampionin e WBC Agit Kabayel. Pët këtë ndeshje të peshave të rënda 42-vjeçari shprehet se është e rëndësishme mbështetje dhe shton se kërkon ta bëjë festë të dyfishtë për shqiptarët. Kjo sepse 28 nëntori është edhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.
“U bë tashmë zyrtare që do të ndeshem me një kampion bote si Agit Kabayel në stadiumin e Duesseldorf-it. Një luftë për titullin e peshave të rënda në boks. Së pari, të parët që dua ti falenderoj jeni ju. Ju që më keni mbajtur shpinën përgjatë gjithë karrierës sime dhe gjithashtu kam një ftesë.
Për 29 nëntorin. Ta shndërrojmë në festë, si ajo e 28 nëntorit. Do të ketë një festë masive. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj shpresoj që të kemi një fitore të madhe për të rikthyer në Shqipëri atë titull që mungon. Kam edhe një mesazh për Agitin dhe gjithë ekipin e tij. Të jenë gati sepse stadiumi do të mbushet i gjithi me më shumë shqiptarë se gjermanë e kurdë bashkë. Ta premtoj këtë,”- u shpreh Hysa.
Nelson Hysa luan gjithashtu ndeshjen më të rëndësishme në historinë e boksit shqiptar, pasi në ia del bëhet i pari kuqezi i cili arrin të fitojë 1 nga 4 titujt më të rëndësishëm të këtij sporti. WBC, WBA, WBO dhe IBF janë 4 organizatat kryesore të boksit, ndërsa të tjerat janë shoqata.







Komente
Komento