Grupi i tifozëve nga Shkupi të njohur me emrin Shvercerat, kanë akuzuar FSHF-në, pasi kjo e fundit nuk u ka dhënë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në Elbasan Arena më 8 Tetor.
 
“FSHF-ja na konfirmon se nuk do të na japë bileta për ndeshjen me Serbinë.
 
Bileta nuk do të ketë për asnjë qytetarë për shkak se federata do t’i shpërndajë biletat nëpër institucionet e tyre.
 
Turp të kenë, futbolli luhet për tifoz. ‎FSHFMAFIA”, thuhet në postimin e Shvercerave në Facebook.
 Shvercerat
Deri tani sipas raportimeve, FSHF u ka vendosur në dispozicion vetëm 1500 bileta grupit më të madh të mbështetësve të kombëtares, ‘Tifozave Kuqezi’ duke shkaktuar edhe indinjatën e grupimeve të tjera.
 Shvercerat
Shvercerat janë të njohur për mbështetjen e tyre të kombëtares në cdo sfidë brenda dhe jashtë.


d.b/shqiptarja.com