Ndeshja me Shqipërinë, huliganët
serbë mbërrijnë në Tiranë/FOTO

Ndeshja me Shqipërinë, huliganët<br />serbë mbërrijnë në Tiranë/FOTO
Prej disa ditësh policia është duke u përgatitur dhe duke marrë masa për ndeshjen e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një ndeshje që edhe për shkak të skenarit që ndodhi një vit më parë në Beograd, pritet me ankth se çfarë do të ndodhë këtë vit, e pikërisht ndonjë provokim nga tifozët serbë.

Faqja ‘Jeta Osh Qejf’ ka publikuar në Facebook fotografi me simbole të tifozëve huliganë serbë, të cilat ishin ngjitur në disa tabela në kryeqytet. Në rrjetet sociale kanë filluar aludimet se këta huliganë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen. 

Zyrtarisht tifozët serbë nuk do të lejohen në takimin që do të mbahet në “Elbasan Arena”, por mesa duket përpjekjet nuk do të mungojnë. Nga fletushkat e ngjitura në tabelat e Tiranës duket se ata kanë nisur të sfidojnë.

simbole serbe

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim