Ndeshja Shqipëri-Serbi, kërcënon
Platini: Kush gabon, e pëson rëndë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, kërcënon<br />Platini: Kush gabon, e pëson rëndë
Ndeshja kualifikuese e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, nisur nga e shkuara e afërt e përballjes së tyre në Beograd, ka angazhuar tërë resurset ligjzbatuese dhe të sigurisë në vendin tonë.

Kjo u konfirmua edhe dje, në takimin mes presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit tha se do të ketë monitorim të rreptë të tifozëve e të stadiumit “Elbasan Arena”, nga toka dhe nga ajri, si para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj kualifikueseje.

Vetë FSHF-ja po kryen shitje të kontrolluar të biletave, me qëllim që ato të mos bien në duart e personave, të cilët paraqesin rrezik dhe mund të krijojnë incidente.

Për çdo biletë të personalizuar e të shitur është vënë në dijeni edhe policia, e cila, nga ana e saj, do t’i çekojë e do të ketë një informacion të saktë për cilindo person, që do të jetë në shkallët e stadiumit ndaj Serbisë.

Megjithatë, ky duel ballkanik, që pritet të jetë i nxehtë, ka ngritur një sistem “alerti” edhe tek UEFA. Kjo e fundit mori masat që dihen për ndeshjen e parë, të ndërprerë në minutën e 41-të në Beograd, por u shfaq dukshëm në anën e serbëve.

U desh KAS-i që të vendoste drejtësinë në vend, t’ua jepte 3 pikët në tavolinë kuqezinjve, duke lënë në fuqi dënimet e tjera të UEFA-s për të dyja palët. Eshtë e famshme deklarata e Mishel Platinisë, direkt pas incidenteve të rënda, që bënë xhiron e botës, e cila nënvizonte: “Po sikur në dron të kishte qenë një bombë…?!”

Kjo i detyroi tifozët shqiptarë të ndërmarrin nisma kundër kreut të UEFA-s në rrjetet soiciale, por nuk munguan as protestat para zyrave të qeverisë europiane të futbollit. Nisur nga të gjitha këto zhvillime, Mishel Platini ka pasur një takim me dy krerët e federatave respektive, të Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë mbledhjes së UEFA-s me anëtarët e vet, e mbajtur në Maltë më 13 dhe 14.

Numri një i futbollit europian ua ka bërë të qartë të dyja federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan, më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ato të 14 tetorit të kaluar. Platini i ka këshilluar të dy presidentët dhe institucionet e tyre që të jenë të kujdesshëm. “Kush gabon, e pëson rëndë,” – ka qenë këshilla prej ultimatumi e francezit të mirënjohur.

Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori i vitit të kaluar duhet të jetë fundi i historisë së dhunës në futboll, në ballafaqimet e kombëtareve të dy shteteve ballkanike. Palët janë angazhuar të marrin të gjitha masat dhe të zhvillojnë një ndeshje model, sipas të gjitha rregullave të aktivitetit/Telesport.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim