Serbët kishin trumbetuar me të madhe frikën që kishin nga dhuna e tifozerisë shqiptare, por dje kemi vërtetuar të kundërtën. Në skenarin më të keq, atë të humbjes në minutat e fundit të ndeshjes nga Serbia, brenda në shtëpinë tonë, shqiptarët u kanë vërtetuar fqinjëve se nuk janë njësoj me ta. Asnjë fenomen dhune si në stadium ashtu edhe jashtë tij. Serbët që kishin me “lupë” kanë kërkuar për “provokacija” në cdo hap që hidhnin dhe gjatë gjithë 90-të minutave të ndeshjes, jo vetëm që nuk gjetën asgjë, por u detyruan në fund të pranoni se gjithçka ishte “fair-play”. Normalisht që veç traditës pozitive që ka tifozeria kuqezi, që nuk shquhet për dhunë, një rol të madh në mbarëvajtjen e ndeshjes luajtën edhe masat drastike që ndërmori qeveria.
Kontrollet e shumta të tifozëve që hynë në stadium nga ana e polcisë ishin tejet të rrepta. Çdo person që hyri në “Elbasan Arena” u kontrolluar tre herë dhe nuk janë lejuar as monedhat metalike dhe sende të tjera personale të forta si çelsat. Po kështu ka pasur prani të madhe të forcave të rendit edhe në qytetin e Elbasanit si dhe në kryeqytet. Që prej orë 18:00 Bulevardi i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” ishte mbushur me tifoz nga Shipëria por dhe të ardhur nga trevat shqiptare.
Atmosfera ka qënë e zjarrtë gjatë gjithë kohës, ku tifozët kuq e zi kërkonin një fitore ndaj Serbisë. Tifozët i janë drejtuar oborrit pas Kryeministrisë, ku një ekran gjigand ishte vendosur për të parë ndeshjen. Edhe tek “Pedonalja” tifoz të shumtë janë mbledhur për të parë ndeshjen . Në minutat e fundit kur u mësua se Portugali po fitonte ndaj Danimarkës, të gjithë kërkonin të paktën 1 pikë. Minutat shtesë kanë qënë “makthi” i tifozëve në Tiranë.
Fillimisht goli i parë dhe më pas ai dyti, ka bërë që të gjithë të largohen kokë ulur. Kishin dhe nga ata të cilët nuk e përjetonin dot humbjen duke zgjedhur të thyenin karriket në sheshin pas Kryeministrisë. Pas ndeshjes Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ka vazhduar të mbushet me tifozë, kryesisht ata të ardhur nga Kosova, të cilët edhe pse të zhgënjyer, këndonin ndonjë këngë patriotike, por këtë herë më zë të ulët
Redaksia online
(s,m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com