Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Bëhet fjalë për një person në Maqellarë, si cili në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.
E ndërsa i arrestuari tjetër është në Lezhë, në fshatin Zejmen. Nga sa Report Tv mëson, në pranga ka rënë M., 67 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë. Ai ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.
Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 19 "piromanë", nën hetim janë vënë 17 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.
Lajmi kryesor:
Në Molung të Mirditës rrezikohen banesat, evakuohen disa familje! Zjarri përhapet në Majën e Rrunës, helikopteri bën vetëm dy rrugë për të shuar flakët! Arrestohen 2 'piromanë'
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.5%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 801
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjen dy banesa në Vlorë e Fier, shkak shkëndija elektrike
22 Korrik, 12:15
-
Mirditë/ Zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve
22 Korrik, 08:54
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Performancë me çifteli për turistët në lumin e Shalës, 42-vjeçari krah të birit: Dua t’ia trashëgoj, vizitorët kënaqen me meloditë tradicionale (VIDEO)
21 Korrik, 12:26
-
Shpërthen bombula e gazit, shkrumbohet kulla historike në Mirditë
20 Korrik, 15:54
-
Kukës/ Fluks i lartë mjetesh në Morinë, në vetëm 12 orë në Shqipëri kanë hyrë 17 132 qytetarë
20 Korrik, 13:47
-
Gjirokastër/ Zjarr në malin e Sopotit, zjarrfikësit në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve
20 Korrik, 13:27
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Kukës/ Ura e madhe mbi Drin, debate në këshillin bashkiak! I kërkohet ARRSH-së të mos bllokohet kalimi nga ura e vjetër, zgjatet 4 km rruga për banorët
19 Korrik, 22:48
-
Gjirokastër/ Zjarri djeg një sipërfaqe me shkurre, rrezikohen banesat
19 Korrik, 15:13
-
Kinemaja shëtitëse nis me ‘Lulëkuqet mbi mure’, në Kukës! Do shfaqen filmat më të njohur shqiptarë
18 Korrik, 21:02
-
Tragjedi në Francë/ Bie zjarr në një pallat! 7 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë
18 Korrik, 09:49