Ndiheni nervoz, këto janë shenjat që paralajmërojnë për çrregullime të ankthit

Ndiheni nervoz, këto janë shenjat që paralajmërojnë për çrregullime të ankthit

Foto ilustruese

Ankthi është një gjendje emocionale – ndiheni nervoz ose të frikësuar. Stresi nga ana tjetër është një gjendje fizike ndaj diçkaje që i frikësoheni – rrahjet e zemrës janë shumë të shpejta, frymëmarrja është e shpejtë dhe keni tension të muskujve. Është një mënyrë e trupit që ju të jeni më vigjilent dhe të përgatitur për aksion. Ankthi mund të nxitet nga stresi.

Ankthi mund t’ju ndihmojë të fokusoheni kur përballeni me një sfidë ose sulm.

Njerëzit që kanë shumë frikë ose shqetësohen për gjëra shumë të vogla që ndikojnë në punën apo marrëdhëniet me të tjerët, mund të kenë çrregullime të ankthit. Çrregullimet e ankthit janë lloji më i përhapur i sëmundjeve mendore tek njerëzit. Gratë janë dyfish më të rrezikuara se meshkujt. Rreziku është gjithashtu më i lartë nëse jeni nën 35 vjeç ose keni ndonjë sëmundje kronike.

Njerëzit janë gjithashtu të rrezikuar nëse kanë probleme me të ardhurat ose përballen me gjendje stresuese në jetë. Simptomat mund të menaxhohen me ilaçe.

Ilaçet kundër ankthit ose depresionin mund të trajtojnë këtë sëmundje, ndërsa ilaçe të tjera mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të simptomave, fizike si rrahjet e shpejta të zemrës, dridhja apo marramendje. Mund të jetë nevojshme edhe terapia për trajtimin e ndonjë shkaku të fshehtë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan