Fondi i ndihmës ekonomike u tkurr me 4.3% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për rrjedhojë, 2.544 familje, të cilat ishin trajtuar me ndihmë në tremujorin e dytë, nuk e përfituan gjatë periudhës korrik-shtator. Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, fondi i ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 343,7 milionë lekë nga 359,2 milionë lekë që ishte në prill-qershor. Gjatë tremujorit të tretë, numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 81.621 familje, nga të cilat 39.073 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 42.548 familje me ndihmë ekonomike të plotë.
/Shqiptarja.com










