TIRANË - Denoncohen në Prokurori abuzimet me ndihmën ekonomike dhe PAK në komunën Gruemirë. Në përfundim të kontrollit të kryer për muajin janar 2014, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Shkodër ka dorëzuar në prokurori dosjen e shpërdorimeve me ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar në komunën Gruemirë.
Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi administratoren e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar në këtë komunë.
Shkeljet në komunën Gruemirë janë:
150 familje ose 100 % e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike e kanë përfituar ndihmën në vitin 2013 në shkelje të VKM nr.787 datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike”, dhe Udhëzimit Nr.338/3 datë 10.03.2006, duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 5 196 000 lekë për vitin 2013.
52 persona me aftësi të kufizuar kanë përfituar pagesë me mungesa të dokumentave ligjorë, në kundërshtim me V.K.M. nr.618 datë 7.9.2006" Për përcaktimin e kritereve,të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar ".
17 persona para dhe tetraplegjikë kanë përfituar pagesë me mungesa të dokumentave ligjorë, në kundërshtim me V.K.M. nr.618 datë 7.9.2006" Për përcaktimin e kritereve,të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar ".
34 invalidë pune kanë përfituar pagesë me mungesa të dokumentave ligjorë, në kundërshtim me V.K.M. nr.204 datë 16.04.2004 "Për masën dhe kriteret për përfitim paaftësisë nga personat me statusin e invalidit të punës" dhe udhëzimit nr.1406, datë 30.7.2008
Ky është denoncimi i 11-të në Prokurori i Shërbimit Social Shtetëror për abuzimet me ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar që prej tetorit 2013.
Shërbimi Social Shtetëror bën të ditur se, do të vazhdojë kontrollet e skemës së ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në të gjithë vendin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com