TIRANË - “
Ajo që duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni”. Është ky apeli që i ka dërguar ambasadës gjermane një familje shqiptare e cila mori rrugën drejt Mynihut me shpresën për të përfituar azil ekonomik. Shpenzuan të gjitha paratë për të shkuar në Gjermani, por prekja nga afër e atij realiteti, e ka zhgënjyer familjen shqiptare me dy fëmijë të vegjël e një grua të moshuar aq sa kërkojnë të kthehen në atdhe. “
Gjërat nuk janë si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri”, i shkruan ambasadës familja shqiptare, e cila i kërkon ndihmë selisë diplomatike për t’i mundësuar lekët për biletat e kthimit pasi kanë mbetur trokë dhe ende nuk kanë marrë paratë ndihmë që i jepen azilkërkuesve.
“Përshëndetje, ne jemi një familje shqiptare. Para disa ditësh mbërritëm në Gjermani dhe aplikuam për azil në Mynih (München). Tre ditë më pas u transferuam në Eisenberg. Këtu po shohim se gjërat nuk janë ashtu si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri. Duam të kthehemi përsëri në vendin tonë pasi kemi dy fëmijë të mitur dhe një grua të moshuar, të cilët qajnë gjithë ditën. Administrata e azilit këtu na thotë se duhet të presim katër javë dhe duhet të paguajmë vetë biletat e kthimit. Por ne i kemi shpenzuar të gjitha paratë për të ardhur këtu dhe ndërkohë nuk kemi marrë para ndihmë. Ajo çka duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni! Ndërsa familje të tilla shqiptare nisen drejt Gjermanisë me shpresë për të marrë statusin e azilantit ekonomik dhe për të nisur atje një punë, Berlini zyrtar jep përgjigje të qartë:
Nuk ka azil ekonomik!
Qëndrim i cili është ritheksuar edhe këtë të martë nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila thotë se të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe me dy avionë charter 195 azilkërkues shqiptarë. 70 prej tyre janë dënuar nga Gjermania pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit, ndërsa 125 shqiptarë të tjerë do të kthehen vullnetarisht.
Në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shqipërinë për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të azilantëve shqiptarë, pritet që brenda gushtit të jene kthyer në atdhe të gjithë personat që kanë aplikuar për azil ekonomik.
Ambasada sqaron në njoftimin e saj zyrtar, se shpenzimet për kthimin në atdhe duhet ‘i paguajnë vetë azilkërkuesit, pasi bileta e avionit dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit drejt Shqipërisë, janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani.
Të mërkurën ora 15.50 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kasseli (Hessen) një avion charter me një numër prej 70 shqiptarësh të dëbuar.
Të enjten ora 13:00 mbërrin në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë një tjetër avion charter me një numër prej 125 persona, të cilët do të kthehen vullnetarisht.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35