Ndizen dritat e pemës, Veliaj: Vitin tjetër dyfishojmë hapësirën e Kalasë së Tiranës

Ndizen dritat e pemës, Veliaj: Vitin tjetër dyfishojmë hapësirën e Kalasë së Tiranës

TIRANË- Hapësira e Kalasë, qendrës historike të qytetit të Tiranës, do dyfishohet vitin e ardhshëm. Lajmin u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pikërisht nga atmosfera festive e ndezjes së dritave të pemës së Vitit të Ri në zonën e Kalasë.

“Lajmi i mirë është që vitin tjetër Kalaja do të dyfishohet nga kjo hapësirë që është këtu, në hapësirën tjetër që kemi pas dhe do të kemi qendrën e Tiranës së vjetër që nuk e kemi pasur kurrë më përpara dhe kushdo që realisht, jo për politikë, e do trashëgiminë, i do muret e Kalasë dhe e kupton që vetëm ku ka jetë njeriu, jetë fëmijësh, përqafime, dashuri, kalim kohe, vetëm atëherë merr vlerë gjëja antike, ne do kuptojmë që dyfishimi i kësaj hapësire dhe zgjerimi i gjithë Tiranës si hapësirë për njerëzit, fëmijët, familjet e jo për makinat, është vendimi më i duhur për qytetin tonë, vendimi më i mirë,” u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se viti i ardhshëm do të jetë i gjithi një festë për Kryeqytetin Europian të Rinisë, Tiranën.

“Kemi pasur vitin 2019 që ishte tërmeti, 2020-ën, viti i pandemisë, 2021 viti që u morëm shumë me rindërtimin e shkollave, kopshteve, çerdheve dhe kemi shansin që 2022 të jetë një vit fantastik ku Tirana do jetë Kryeqytetit Europian i Rinisë ku do kemi mundësinë që siç kemi këtë ditë sot fantastike te Kalaja, ne të kemi 365 ditë festë, dashuri, solidaritet, përqafime dhe punë të mira për qytetin tonë,” u shpreh Veliaj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Bënë sherr, 60 vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54 vjeçaren amerikane

Vlorë/ Bënë sherr, 60 vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54 vjeçaren amerikane