‘’Ndjehem fajtore përpara fëmijëve të mi’’, gjeneralja e parë grua në Shqipëri rrëfen brengën e saj

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën e nostalgjisë, ishte e ftuar gjeneralja e parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu. Ajo rrëfeu punën e saj shumëvjecare si pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë, por edhe vështirësitë e të qënit një grua në karrierë.

Ajo tregon për momentet e parë, kur vendosi të ndjekë ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

‘’ Kjo ka qenë momenti më I bukur, më delikat dhe më I vështirë I jetës sime. Në kohën kur unë kam mbaruar gjminazin ka qenë një kohë tepër e vështirë ku nuk mund të kishe zgjedhje. Dhe realisht kanë qenë tre kërkesa një mjekësi, një juridik dhe një ushtarak. Për shkak se unë vij nga një zonë veriore dhe për shkak se vinin me një numër të caktuar disa lloj bursash ishe e detyruar që ti të kishe një bursë dhe një shkollë të lartë dhe për prindërin ishte dhurata më e madhe në këtë botë që fëmijës ti jepte një diplomë. Dhe realisht mua mu realizua prapë se prapë një ndër kërkesat e mia që kisha bërë dhe pavarësisht se unë nuk e dija se sa sfida do të kisha gjatë jetës, prapë se prapë them se është zgjedhja më e mirë se dy të parat ‘’ shprehet znj. Manushaqe.

Ndërsa për vitet që kanë kaluar në këtë profesion, ajo shprehet se nuk është e lehtë por vullneti dhe dashuria për profesionin kanë bërë të mundur që të kapërcej cdo vështirësi.

‘’ Nuk është e lehtë, për të qënë dikush duhet shumë mund, për të qënë dikush duhet të lësh shumë gjëra me një anë. dhe ka raste që familja kalon gjithmonë në plan të dytë. Ka raste që uniforma është gjëja më e shenjtë që ti vesh në mëngjes me gëzim dhe unë personalisht, si Manushaqe nuk po flas në pozitat e një gruaje ushtarake, unë e kam të shenjtë uniformën. Jo sot që mbaj këtë gradë por e kam pasur gjithmonë’’ thotë ajo për profesionin që ka zgjedhur.

Ndër të tjera, gjeneralja e shikon këtë profesion si mundësi për të rinjtë, për tu promovuar.

‘’ Të jep mundësi që të promovohesh dhe të bësh kurset tuaja pas universitare, institucinale. Të jep mundësi që të jesh pjesë e misioneve paqëruajtëse që kontribuon siguri në botë.  Mundësitë janë të pafund’’  thote ajo.

Për ata që e shohin institucionin e forcave të armatosura nga jashtë, ndoshta mund ti duket një vend me paragjykime për gjininë femërore, por jo për gjenerale Manashuqen.

‘’ Është e vërtetë që ambienti jonë është ambient mashkullor dhe dominojnë të jenë pjesa më e madhe meshkuj. Kjo është njëra anë por ana tjetër është që është një ambient ku ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera, dhe femrat ndjehen njëlloj si meshkujt’’ shprehet gjenerale Manushaqe Shehu.

Ajo tregoi edhe për momentet më të vështira që ka hasur gjatë karrierës saj si ushtarake.

‘’ Vendi jonë kaloi dy periduha të vështira sidomos me dy tërmetet e  vitit 2019, dhe unë jetoj me dhimbjen e atyre familjarëve për të cilët fatkeësia natyrore bëri atë gjëmë.

Ndërsa për  rolin e saj si nënë, gjenerale Manushaqe Shehu shprehet se ndjehet fajtore pasi shpesh herë nuk ka mundur ti qëndrojë pranë fëmijëve të saj.

‘’ Këtu përball jush që jeni vajza ime në moshë, ndjehem fajtore përpara fëmijëve të mi që nuk I jam gjetur asnjëherë kur ata kanë pasur nevojë për mua, ka patur momente të vështira që ndoshta unë kam qenë jashtë shqipërisë, jashtë Tiranës ‘’ thotë ajo.

Megjithatë sakrificat duket se zbehen para pasionit për profesionin e ushtarakes dhe mbrotjes së vendit.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë